Foto: TelegrafiIz objave izvora
Cristiano Ronaldo kishte përgatitur tetë pika për përzgjedhësin e Portugalisë, Jorge Jesus, të cilat ai i kishte aprovuar që t’i lexonte në konferencën për media, pas përplasjes së tyre të fundit.Ronaldo u largua nga grumbullimi i Portugalisë të mërkurën, më 30 shtator, pasi Jesus vendosi të mos e aktivizonte në fitoren 2-1 ndaj Norvegjisë në Ligën e Kombeve.41-vjeçari më pas publikoi një deklaratë, në të cilën konfirmoi largimin e tij pas një takimi sqarues me trajnerin Jesus dhe presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença.Çështja mori një tjetër kthesë të martën, më 6 tetor, kur ylli i Al Nassrit zbuloi se problemi kryesor kishte qenë vendimi i Jesusit për t’i thënë se nuk do të ishte pjesë e skuadrës që do të udhëtonte për ndeshjet në Norvegji dhe Danimarkë. Ronaldo e kundërshtoi këtë qëndrim, duke thënë se një vendim i tillë “nuk do të ishte shembull i mirë” për bashkëlojtarët e tij. Ai më pas konfirmoi se ishte pyetur që ta merrte në konsideratë tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar, përpara se t’u kërkonte falje “popullit portugez”.Në deklaratën e tij prej 1,740 fjalësh, Ronaldo përfshiu edhe tetë pika që ai i kishte aprovuar dhe që Jorge Jesus duhej t’i lexonte në konferencën për media.1.“Isha unë dhe askush tjetër ai që i propozova Cristianos një plan për këtë sezon me Kombëtaren. Ishte një bisedë e gjatë dhe shumë e mirë”. Ronaldo zbuloi arsyen e largimit nga Portugalia, por tani rrezikon një dënim të rëndë 2.”E di se sa shumë e përjeton dhe e do Kombëtaren, si dhe peshën që ka në botë, e aq më shumë peshën dhe ndikimin pozitiv që ka pasur në Kombëtare për 24 vite radhazi”.3.”Plani që i propozova Cristianos u pranua”.4. “Ai kurrë nuk i vuri në dyshim zgjedhjet e mia. Ishte shembullor, besnik dhe profesional”.5. “Ndeshja në Norvegji nuk ishte pjesë e planit që kisha hartuar për të. Megjithatë, e ndjeva se ai kishte arritur të rikuperohej fizikisht nga ndeshja e parë dhe e paralajmërova se mund të më duhej ta aktivizoja. Cristiano ra dakord”.
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.