Gjakova lokaleDrejtoria e Shërbimeve Publike shpall vijën e re urbane Malishevë–Dragobil–Marali–Pagarushë
1 min čitanja
Gjakova lokale
Drejtoria e Shërbimeve Publike shpall vijën e re urbane Malishevë–Dragobil–Marali–Pagarushë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Malishevës ka shpallur tenderin për organizimin e një vije të re urbane në relacionin Malishevë–Dragobil–Marali–Pagarushë dhe anasjelltas. Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një linjë të re të transportit publik urban, përmes së cilës synohet përmirësimi i shërbimeve të transportit për banorët e këtyre lokaliteteve. Në njoftimin për tender kërkohet që operatorët ekonomikë të plotësojnë një sërë kriteresh, përfshirë posedimin e autobusëve në përputhje me kërkesat teknike, dokumentacionin përkatës dhe licencat e nevojshme për ushtrimin e veprimtarisë. Operatori ekonomik i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për ofrimin e shërbimit të transportit në këtë relacion, ndërsa sipas dokumentit, linja parashihet të funksionojë në të dy drejtimet. Afati për aplikim në këtë procedurë është caktuar nga 6 tetori deri më 21 tetor 2026. Drejtoria e Shërbimeve Publike ka bërë të ditur se operatorët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e kërkuara dhe të plotësojnë kushtet e përcaktuara në njoftimin e tenderit. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.