PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
HungariaHungaria heq veton ndaj negociatave të Ukrainës për anëtarësim në BE
2 min čitanja
Hungaria

Hungaria heq veton ndaj negociatave të Ukrainës për anëtarësim në BE

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Hungaria ka hequr të mërkurën veton ndaj hapjes së dy kapitujve të tjerë të negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, duke i hapur rrugë një përparimi të ri në procesin e integrimit të Kievit.Megjithatë, hapi i radhës varet nga miratimi nga parlamenti ukrainas i një ligji për forcimin e të drejtave të pakicave kombëtare, veçanërisht të komunitetit hungarez në Transkarpati.Pas një marrëveshjeje të arritur në nivel ekspertësh, parlamenti ukrainas, Verkhovna Rada, pritet ta miratojë ligjin të hënën. Nëse kjo ndodh, Hungaria pritet të japë miratimin për hapjen e kapitujve të dytë dhe të tretë në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme në Luksemburg të martën.Kjo do të largonte një prej pengesave kryesore përpara samitit të ardhshëm të Këshillit Evropian dhe do t’i lejonte edhe Moldavisë të avanconte në procesin e saj të anëtarësimit, pasi dy proceset janë ndjekur paralelisht.Të mërkurën, Budapesti lejoi gjithashtu nisjen e përgatitjeve teknike për letrat që Këshilli duhet t’ia dërgojë Ukrainës, për t’i kërkuar paraqitjen e qëndrimeve të saj negociuese. Ky është një hap formal drejt hapjes së kapitujve.Më parë, Hungaria kishte bllokuar edhe këtë fazë përgatitore, ndaj vendimi i së mërkurës shihet si një sinjal i fortë se Budapesti është gati ta heqë plotësisht veton, nëse Kievi miraton ligjin për të drejtat e pakicave.Kapitujt mund të hapen zyrtarisht gjatë një konference ndërqeveritare të martën e ardhshme, transmeton Telegrafi.Hungaria kishte kërkuar prej kohësh garanci më të forta për të drejtat arsimore, kulturore dhe gjuhësore të rreth 100 mijë hungarezëve etnikë në Ukrainë.Në fillim të tetorit, në parlamentin ukrainas u regjistrua një projektligj që synon të forcojë të drejtën për arsimim në gjuhët e pakicave kombëtare dhe të zhbllokojë hapjen e kapitujve të rinj të negociatave me BE-në.Procesi megjithatë mund të pengohet sërish, pasi ligji ende nuk është miratuar dhe qeveria e Kievit duhet të sigurojë një shumicë të qëndrueshme në Rada.Nëse marr

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Hungaria ka hequr të mërkurën veton ndaj hapjes së dy kapitujve të tjerë të negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, duke i hapur rrugë një përparimi të ri në procesin e integrimit të Kievit.Megjithatë, hapi i radhës varet nga miratimi nga parlamenti ukrainas i një ligji për forcimin e të drejtave të pakicave kombëtare, veçanërisht të komunitetit hungarez në Transkarpati.Pas një marrëveshjeje të arritur në nivel ekspertësh, parlamenti ukrainas, Verkhovna Rada, pritet ta miratojë ligjin të hënën. Nëse kjo ndodh, Hungaria pritet të japë miratimin për hapjen e kapitujve të dytë dhe të tretë në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme në Luksemburg të martën.Kjo do të largonte një prej pengesave kryesore përpara samitit të ardhshëm të Këshillit Evropian dhe do t’i lejonte edhe Moldavisë të avanconte në procesin e saj të anëtarësimit, pasi dy proceset janë ndjekur paralelisht.Të mërkurën, Budapesti lejoi gjithashtu nisjen e përgatitjeve teknike për letrat që Këshilli duhet t’ia dërgojë Ukrainës, për t’i kërkuar paraqitjen e qëndrimeve të saj negociuese. Ky është një hap formal drejt hapjes së kapitujve.Më parë, Hungaria kishte bllokuar edhe këtë fazë përgatitore, ndaj vendimi i së mërkurës shihet si një sinjal i fortë se Budapesti është gati ta heqë plotësisht veton, nëse Kievi miraton ligjin për të drejtat e pakicave.Kapitujt mund të hapen zyrtarisht gjatë një konference ndërqeveritare të martën e ardhshme, transmeton Telegrafi.Hungaria kishte kërkuar prej kohësh garanci më të forta për të drejtat arsimore, kulturore dhe gjuhësore të rreth 100 mijë hungarezëve etnikë në Ukrainë.Në fillim të tetorit, në parlamentin ukrainas u regjistrua një projektligj që synon të forcojë të drejtën për arsimim në gjuhët e pakicave kombëtare dhe të zhbllokojë hapjen e kapitujve të rinj të negociatave me BE-në.Procesi megjithatë mund të pengohet sërish, pasi ligji ende nuk është miratuar dhe qeveria e Kievit duhet të sigurojë një shumicë të qëndrueshme në Rada.Nëse marr

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…