Mini countrymanMINI e çon Countryman-in jashtë asfaltit, versioni Untamed vjen me ngritje të pezullimit dhe goma all-terrain
2 min čitanja
Mini countryman
MINI e çon Countryman-in jashtë asfaltit, versioni Untamed vjen me ngritje të pezullimit dhe goma all-terrain
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
MINI po e çon Countryman-in një hap më tej në terrene jashtë asfaltit, me prezantimin e versionit të ri Countryman Untamed Edition 2027, i cili sjell një sërë përmirësimesh për përdorim më të sigurt në rrugë të paasfaltuara.Versioni i ri do të ofrohet në SHBA në dy variante: Countryman S ALL4 me motor me benzinë dhe Countryman SE ALL4 tërësisht elektrik. Prodhimi nis në nëntor të vitit 2026, ndërsa dërgesat për klientët pritet të fillojnë në fillim të vitit 2027, transmeton Telegrafi. Ndryshimet më të rëndësishme janë bërë në pjesën mekanike. Countryman Untamed ka një ngritje të pezullimit prej 15 milimetrash, ndërsa kombinimi i ri i rrotave dhe gomave e rrit hapësirën nga toka deri në 19 mm, në varësi të sistemit të fuqisë.Modeli vjen me rrota 19-inçëshe dhe goma Pirelli Scorpion All Terrain Plus, ndërsa MINI ka rikalibruar sistemet ABS, kontrollin e stabilitetit, drejtimin dhe shasinë për t'iu përshtatur pezullimit dhe gomave të reja.Këto ndryshime përmirësojnë edhe këndet e afrimit dhe të kalimit mbi pengesa, duke e bërë Countryman-in më të përshtatshëm për terrene të vështira.Countryman Untamed Edition përfshin:Ngritje të pezullimit me 15 mmDeri në 19 mm më shumë hapësirë nga tokaRrota 19-inçësheGoma Pirelli Scorpion All Terrain PlusSistem të tërheqjes me të katër rrotat ALL4ABS, kontroll stabiliteti dhe drejtim të rikalibruarKënde të përmirësuara afrimi dhe kalimiKapacitet tërheqjeje deri në 1,588 kilogramëNgarkesë statike maksimale në çati deri në 300 kilogramëNë versionet për tregun amerikan, Countryman Untamed vjen standard me grep tërheqës të integruar.MINI ka bërë gjithashtu ndryshime të dukshme në dizajn. Grila e përparme merr inserte të reja këndore dhe një kornizë Dark Steel, ndërsa mbrojtëset e poshtme përpara dhe prapa, si dhe difuzori i pasmë, janë ridizajnuar. Për të mbrojtur karrocerinë nga gurët dhe dëmtimet gjatë vozitjes në terren, pjesë të harqeve të rrotave, pragjeve anësore dhe kapakut të motorit mbulohen me film mbrojtës mat të zi.Në shtyllë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.