Foto: TelegrafiIz objave izvora
Ylli spanjoll, Pedro Rodriguez, fituesi i Kupës së Botës 2010 dhe legjenda e Barcelonës, ka njoftuar përfundimin e karrierës së tij si lojtar në moshën 39-vjeçare.Pedro e ndau vendimin e tij me publikun në rrjetet sociale. Ai kishte qenë pa klub që nga 30 qershori, kur skadoi kontrata e tij me Lazion."Ndjej se momenti është i duhur. Është koha për një hap të ri dhe fillimin e një faze të re në jetë. Largohem krenar sepse e jetova ëndrrën time dhe jam mirënjohës ndaj të gjithëve që më ndihmuan ta bëja realitet”. “Faleminderit futboll që më bëre kaq të lumtur", shkruan në mesazhin e njoftimit të Pedros pas daljes në pension.Siento que es el momento.El momento para dar un paso adelante y comenzar una nueva etapa en mi vida.Me voy orgulloso por haber vivido mi sueño y por todas las personas que estuvieron a mi lado para hacerlo realidad.Gracias fútbol por hacerme tan feliz. ❤️⚽️ https://t.co/4sEI3GFGQU — Pedro Rodríguez (@_Pedro17_) October 7, 2026Një karrierë e shkëlqyerPedro del në pension si një nga futbollistët spanjollë më të trofeshëm në histori. Lista e tij e trofeve përfshin Kupën e Botës 2010 dhe Kampionatin Evropian 2012. Ai fitoi tre Liga Kampionësh me Barcelonën, Ligën Premier me Chelsean, dhe gjithashtu ka pesë tituj të La Ligës, tre Superkupa Evropiane, Ligën e Evropës, tre Kupa të Mbretit e disa trofe tjerë. Gjatë karrierës së tij profesionale, ai luajti për Barcelonën, Romën, Chelsean, Lazion dhe ekipin kombëtar spanjoll. Në total, ai luajti 841 ndeshje zyrtare dhe shënoi më shumë se 200 gola. Te Lazio, klubi i tij i fundit, ai shënoi pesë gola sezonin e kaluar në moshën 38-vjeçare, dhe sezonin para tij (2024/25) shënoi 14 gola. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.