FilmiNjë film skocez mund ta rrëmbejë kurorën e “filmit të parë me zë në botë”
2 min čitanja
Filmi
Një film skocez mund ta rrëmbejë kurorën e “filmit të parë me zë në botë”
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
I shkruar prej skocezëve, Derisa të bien kambanat [Till the Bells Ring] pati premierën një vit përpara filmit të Holivudit në të cilin Al Jolsoni shqiptonte fjalë.Nga: Eve Livingston / The Guardian (titulli: Scottish film could steal The Jazz Singer’s crown as ‘world’s first talkie’) Përkthimi: Telegrafi.comPër gati një shekull, Këngëtari i xhazit [The Jazz Singer] është cilësuar si filmi i parë artistik me metrazh të gjatë në botë që përmbante dialog të sinkronizuar (i njohur si “film me zë”), ndërsa anglishtja si gjuha e parë e kinemasë. Por, një zbulim i rastësishëm kërcënon ta përmbysë historinë e filmit, me lajmin se mund t’ia ketë marrë këtë titull plot një vit më herët një film i realizuar në Glasgou dhe i shkruar në gjuhën skoceze.Zbulimin e bëri historiani dhe “maniaku i filmit”, siç e quan vetë veten Marc David Jacobs, i cili po kryente kërkime për një libër mbi valën e parë të filmave britanikë me zë kur hasi në historinë e Derisa të bien kambanat.Filmi artistik 46-minutësh, me pjesë të folura dhe zë të sinkronizuar gjatë gjithë rrjedhës, pati premierën në Edinburg në tetor 1926, një vit përpara se Këngëtari i xhazit, me Al Jolsonin në rol kryesor, të shfaqej në kinematë e Nju-Jorkut mes bujës së madhe dhe të zinte vendin e tij në librat e historisë.“Ky ishte fillimi i asaj që ne do ta konsideronim film modern”, tha Jacobs. “Në atë kohë ishte një formë krejtësisht e re arti dhe, sikur të ishte përqafuar në Britani, mund të kishim pasur një histori vërtet alternative të kinemasë ku amerikanët nuk do ta kishin marrë kontrollin dhe nuk do të kishin krijuar një epërsi kaq të madhe”.Krijim i dramaturgut skocez Graham Moffat, Derisa të bien kambanat është komedi familjare e vendosur në Glasgou dhe e interpretuar nga trupa shëtitëse gjashtanëtarëshe e Moffatit, ku përfshiheshin gruaja e tij Margaret, dhe vajza Winifred, në atë që ai e quante lowland braid Scots: një term për dialektin skocez në gjuhë të thjeshtë, me prejardhje nga Skocia qendrore dhe jugore. Gra
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.