PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ramush haradinajHaradinaj: Ta ndihmojmë krijimin e mirëfilltë të një opozite të fortë
2 min čitanja
Ramush haradinaj

Haradinaj: Ta ndihmojmë krijimin e mirëfilltë të një opozite të fortë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Pas miratimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara ka reaguar ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë që të martën përfundoi një punë e mirë.Haradinaj, përmes një deklarimi në rrjetin social, facebook e cilësoi miratimin e Ligjit si hap të rëndësishëm në mbrojtje të së drejtës së Kosovës duke thënë që pavarësisht vështirësive, çdo punë mund të përfundojë kur ekziston vullneti dhe angazhimi.“Ky ligj e ndihmon të drejtën tonë. Urime Kosovë, urime Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, urime çlirimtarë që padrejtësisht po mbaheni në Hagë”, tha Haradinaj.Haradinaj, me këtë rast uroi presidenten e re, Justina Shiroka-Pula, duke i uruar sukses në ushtrimin e detyrës.“Presidentes së zgjedhur, zonjës Justina Shiroka-Pula, ia uroj zgjedhjen, i uroj punë të mbarë”, u shpreh ai.Ndërkohë, Haradinaj, potencoi që në vend ende ka çështje që duhet të adresohen.“Qytetarë të dashur, ende punët tona mbeten pa kry. Një punë e rëndësishme është përballja e keqqeverisjes në vend. Në demokraci qytetari ka nevojë për opozitë të vërtetë, për opozitë të fortë. Ta ndihmojmë krijimin e mirëfilltë të një opozite të fortë e të pathyeshme. Aleanca është e gatshme të marrë përgjegjësinë bashkë me ju që ta përballim keqqeverisjen në interes të popullit të Kosovës' ”, tha ai. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Pas miratimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara ka reaguar ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë që të martën përfundoi një punë e mirë.Haradinaj, përmes një deklarimi në rrjetin social, facebook e cilësoi miratimin e Ligjit si hap të rëndësishëm në mbrojtje të së drejtës së Kosovës duke thënë që pavarësisht vështirësive, çdo punë mund të përfundojë kur ekziston vullneti dhe angazhimi.“Ky ligj e ndihmon të drejtën tonë. Urime Kosovë, urime Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, urime çlirimtarë që padrejtësisht po mbaheni në Hagë”, tha Haradinaj.Haradinaj, me këtë rast uroi presidenten e re, Justina Shiroka-Pula, duke i uruar sukses në ushtrimin e detyrës.“Presidentes së zgjedhur, zonjës Justina Shiroka-Pula, ia uroj zgjedhjen, i uroj punë të mbarë”, u shpreh ai.Ndërkohë, Haradinaj, potencoi që në vend ende ka çështje që duhet të adresohen.“Qytetarë të dashur, ende punët tona mbeten pa kry. Një punë e rëndësishme është përballja e keqqeverisjes në vend. Në demokraci qytetari ka nevojë për opozitë të vërtetë, për opozitë të fortë. Ta ndihmojmë krijimin e mirëfilltë të një opozite të fortë e të pathyeshme. Aleanca është e gatshme të marrë përgjegjësinë bashkë me ju që ta përballim keqqeverisjen në interes të popullit të Kosovës' ”, tha ai. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…