Foto: TelegrafiIz objave izvora
Roveri Curiosity i NASA-s ka sjellë pamjet më të detajuara deri më tani të një prej formacioneve më misterioze gjeologjike në Mars – kreshtave të njohura si yardangs, të skalitura nga erërat gjatë miliona viteve.Panorama e re, e realizuar më 11 gusht 2026, rreth orës 08:30 sipas kohës lokale në Mars, tregon këto formacione në distancë, të ndriçuara nga rrezet e para të mëngjesit. Pamja u realizua nga kamera Mastcam e Curiosity-t dhe përbëhet nga gjashtë fotografi të bashkuara.Ndryshe nga shumica e imazheve të Curiosity-t, kjo panoramë u përpunua pa korrigjim të balancës së të bardhës, në mënyrë që të ruhej pamja karakteristike e mëngjesit marsian. Për këtë arsye, pjesa e përparme e imazhit shfaq nuanca të dallueshme blu, ndërsa yardangs ndriçohen nga drita e mëngjesit.Yardangs shtrihen për rreth 16 kilometra në pjesën veriperëndimore të Mount Sharp, një mal rreth 5 kilometra i lartë, të cilin Curiosity po e ngjit që nga viti 2014. Formacionet përbëhen nga kreshta të mprehta dhe të zgjatura sedimentare, të formuara dhe gërryera nga era.Mount Sharp përbëhet nga shtresa të ndryshme shkëmbinjsh, secila prej të cilave ruan gjurmë të një periudhe të ndryshme të historisë së Marsit, transmeton Telegrafi.📍Gale Crater, Aug. 11, 2026, 8:30 a.m. local Mars time.The Curiosity rover captures the Sun rising on crags known as yardangs, a scene that scientists have long been waiting to see up close. 1/2 https://t.co/NJQH9yNEYR — NASA Mars (@NASAMars) October 6, 2026Duke studiuar këto shtresa, shkencëtarët kanë zbuluar dëshmi se miliarda vite më parë kjo zonë ishte e mbushur me liqene dhe rrjedha uji. Me kalimin e kohës, uji u zhduk dhe la pas minerale e kripëra në sipërfaqe. Më pas, pasi depozitimi i materialeve në mal u ndal, erërat mund të kenë gërryer pjesë të tij dhe të kenë krijuar format e sotme të yardangs.Megjithatë, shkencëtarët ende nuk e dinë me siguri se si u krijua shtresa e këtyre formacioneve.“Shtresa e yardangs duket sikur nuk i përket vendit. Ka ngjyrën e gabuar,
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.