PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
FrancaFranca pezullon përdorimin e granatave trullosëse pas humbjes së dorës nga një 15-vjeçar
2 min čitanja
Franca

Franca pezullon përdorimin e granatave trullosëse pas humbjes së dorës nga një 15-vjeçar

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Franca ka pezulluar përdorimin e granatave trullosëse nga policia gjatë protestave të nxënësve, pasi një 15-vjeçar humbi dorën gjatë një incidenti në qytetin Lens në veri të vendit.Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, tha se kishte kërkuar pezullimin e përdorimit të këtyre mjeteve derisa të sqarohen plotësisht rrethanat e incidentit të së hënës. Autoritetet dhe protestuesit kanë dhënë versione të ndryshme për mënyrën se si ndodhi ngjarja.Sipas autoriteteve, i riu e kishte marrë në dorë granatën, e cila më pas shpërtheu. Nxënës të tjerë, megjithatë, pretendojnë se ai u godit drejtpërdrejt nga granata e hedhur nga një efektiv policie.Incidenti ndodhi pranë shkollës së mesme Auguste-Béhal në Lens, ndërsa policia ishte përballur me një grup prej rreth 200 deri në 250 nxënësish, të cilët, sipas prefekturës lokale, po hidhnin gurë dhe fishekzjarrë drejt forcave të rendit.Nuñez tha për radion RTL se Inspektorati i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare, IGPN, ka hapur 18 hetime për të përcaktuar nëse veprimet e policisë gjatë protestave kanë qenë proporcionale, transmeton Telegrafi.“Ka një veprim policor që na ngre pikëpyetje të gjithëve në Ministrinë e Brendshme; bëhet fjalë për atë që ndodhi në Lens”, tha ai, duke konfirmuar se përdorimi i granatave do të pezullohet derisa të qartësohen rrethanat e incidentit.Granatat në fjalë konsiderohen armë me rrezik më të ulët vdekjeprurës, por mund të shkaktojnë dëmtime serioze. Franca i ka përdorur ato si pjesë të mjeteve për shpërndarjen e turmave.Protestat e nxënësve kanë vazhduar të mërkurën, ndërsa më shumë se 500 shkolla janë mbyllur plotësisht ose pjesërisht. Ministria franceze e Arsimit tha se 528 nga rreth 3,700 lice ishin të prekura nga ndërprerjet.Qindra mijëra njerëz dolën në rrugë të martën për të kërkuar përmirësimin e kushteve në shkolla. Në disa qytete pati përleshje me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe topa uji.Ministria e Brendshme tha se 488 persona u arrestuan, ndërsa 43 pjesëtarë të forcave të sigurisë u l

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Franca ka pezulluar përdorimin e granatave trullosëse nga policia gjatë protestave të nxënësve, pasi një 15-vjeçar humbi dorën gjatë një incidenti në qytetin Lens në veri të vendit.Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, tha se kishte kërkuar pezullimin e përdorimit të këtyre mjeteve derisa të sqarohen plotësisht rrethanat e incidentit të së hënës. Autoritetet dhe protestuesit kanë dhënë versione të ndryshme për mënyrën se si ndodhi ngjarja.Sipas autoriteteve, i riu e kishte marrë në dorë granatën, e cila më pas shpërtheu. Nxënës të tjerë, megjithatë, pretendojnë se ai u godit drejtpërdrejt nga granata e hedhur nga një efektiv policie.Incidenti ndodhi pranë shkollës së mesme Auguste-Béhal në Lens, ndërsa policia ishte përballur me një grup prej rreth 200 deri në 250 nxënësish, të cilët, sipas prefekturës lokale, po hidhnin gurë dhe fishekzjarrë drejt forcave të rendit.Nuñez tha për radion RTL se Inspektorati i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare, IGPN, ka hapur 18 hetime për të përcaktuar nëse veprimet e policisë gjatë protestave kanë qenë proporcionale, transmeton Telegrafi.“Ka një veprim policor që na ngre pikëpyetje të gjithëve në Ministrinë e Brendshme; bëhet fjalë për atë që ndodhi në Lens”, tha ai, duke konfirmuar se përdorimi i granatave do të pezullohet derisa të qartësohen rrethanat e incidentit.Granatat në fjalë konsiderohen armë me rrezik më të ulët vdekjeprurës, por mund të shkaktojnë dëmtime serioze. Franca i ka përdorur ato si pjesë të mjeteve për shpërndarjen e turmave.Protestat e nxënësve kanë vazhduar të mërkurën, ndërsa më shumë se 500 shkolla janë mbyllur plotësisht ose pjesërisht. Ministria franceze e Arsimit tha se 528 nga rreth 3,700 lice ishin të prekura nga ndërprerjet.Qindra mijëra njerëz dolën në rrugë të martën për të kërkuar përmirësimin e kushteve në shkolla. Në disa qytete pati përleshje me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe topa uji.Ministria e Brendshme tha se 488 persona u arrestuan, ndërsa 43 pjesëtarë të forcave të sigurisë u l

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…