PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Shendeti ne rend te pareOnkologu Bislimi në podcastin “Shëndeti në rend të parë”: Çdo ndryshim i pazakontë në trup nuk duhet të neglizhohet
2 min čitanja
Shendeti ne rend te pare

Onkologu Bislimi në podcastin “Shëndeti në rend të parë”: Çdo ndryshim i pazakontë në trup nuk duhet të neglizhohet

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Tetori njihet si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, një periudhë që rikthen vëmendjen te rëndësia e informimit, njohjes së faktorëve të rrezikut, simptomave që nuk duhen neglizhuar dhe kontrolleve të rregullta shëndetësore.Për këto tema ka folur Arben Bislimi, onkolog në episodin e 91-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit Kubati. Në këtë episod u diskutua për kancerin, parandalimin, diagnostikimin e hershëm, trajtimet moderne, rolin e familjes dhe rëndësinë e mbështetjes psikologjike për pacientët. - YouTube www.youtube.com Bislimi tha se përballja me një pacient të diagnostikuar me sëmundje malinje është një nga pjesët më sfiduese të profesionit, jo vetëm për shkak të seriozitetit të diagnozës, por edhe për shkak të ngarkesës emocionale që e shoqëron atë.“Kisha me u drejtu më tepër se sa është e vështirë dhe sa është sfiduese të kemi përpara një pacient që është diagnostikuar me sëmundje malinje, që është diagnostikuar me kancer”, tha ai.Sipas tij, në vendin tonë ende ka raste kur familjarët kërkojnë që diagnoza të mos i tregohet pacientit, apo e kundërta, çka tregon se kanceri vazhdon të mbetet temë e ndjeshme dhe shpesh tabu.Duke folur për diagnostikimin e hershëm, Bislimi theksoi se sa më herët të identifikohet sëmundja, aq më të mira janë mundësitë për trajtim dhe menaxhim.“Sa më herët që e identifikojmë, në stad sa më të mirë, edhe potenciali i trajtimit, i kurimit është më i favorshëm dhe më i mirë”, u shpreh ai.Onkologu tha se çdo ndryshim i pazakontë në trup nuk duhet të neglizhohet. Në rastin e kancerit të gjirit, ai përmendi ndryshimet në strukturë, prekjen e ndonjë mase apo kokrre, ndryshimet në simetri dhe çdo shenjë që nuk ka qenë më herët.“Në fakt, çdo ndryshim që e vërejmë në organizmin tonë, diçka që po ndodh e pazakontë dhe të cilën nuk e kemi pas më herët, nuk duhet ta neglizhojmë”, tha Bislimi.Ai theksoi se gratë duhet të fillojnë me njohjen e trupit të tyre dhe vetëek

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Tetori njihet si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, një periudhë që rikthen vëmendjen te rëndësia e informimit, njohjes së faktorëve të rrezikut, simptomave që nuk duhen neglizhuar dhe kontrolleve të rregullta shëndetësore.Për këto tema ka folur Arben Bislimi, onkolog në episodin e 91-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit Kubati. Në këtë episod u diskutua për kancerin, parandalimin, diagnostikimin e hershëm, trajtimet moderne, rolin e familjes dhe rëndësinë e mbështetjes psikologjike për pacientët. - YouTube www.youtube.com Bislimi tha se përballja me një pacient të diagnostikuar me sëmundje malinje është një nga pjesët më sfiduese të profesionit, jo vetëm për shkak të seriozitetit të diagnozës, por edhe për shkak të ngarkesës emocionale që e shoqëron atë.“Kisha me u drejtu më tepër se sa është e vështirë dhe sa është sfiduese të kemi përpara një pacient që është diagnostikuar me sëmundje malinje, që është diagnostikuar me kancer”, tha ai.Sipas tij, në vendin tonë ende ka raste kur familjarët kërkojnë që diagnoza të mos i tregohet pacientit, apo e kundërta, çka tregon se kanceri vazhdon të mbetet temë e ndjeshme dhe shpesh tabu.Duke folur për diagnostikimin e hershëm, Bislimi theksoi se sa më herët të identifikohet sëmundja, aq më të mira janë mundësitë për trajtim dhe menaxhim.“Sa më herët që e identifikojmë, në stad sa më të mirë, edhe potenciali i trajtimit, i kurimit është më i favorshëm dhe më i mirë”, u shpreh ai.Onkologu tha se çdo ndryshim i pazakontë në trup nuk duhet të neglizhohet. Në rastin e kancerit të gjirit, ai përmendi ndryshimet në strukturë, prekjen e ndonjë mase apo kokrre, ndryshimet në simetri dhe çdo shenjë që nuk ka qenë më herët.“Në fakt, çdo ndryshim që e vërejmë në organizmin tonë, diçka që po ndodh e pazakontë dhe të cilën nuk e kemi pas më herët, nuk duhet ta neglizhojmë”, tha Bislimi.Ai theksoi se gratë duhet të fillojnë me njohjen e trupit të tyre dhe vetëek

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…