PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Prizreni lokaleMbi 1 milion euro investim në rrugën R118 në Mushtisht
1 min čitanja
Prizreni lokale

Mbi 1 milion euro investim në rrugën R118 në Mushtisht

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se punimet në rrugën brenda fshatit Mushtisht, në kuadër të rrugës R118, po avancojnë.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha ka thënë se aktualisht po punohet në betonimin e urës dhe ndërtimin e trotuareve, ndërsa segmenti po përgatitet për nisjen e asfaltimit.“Për momentin po punohet aktualisht në betonimin e urës dhe ndërtimin e trotuareve, ndërsa segmenti po përgatitet që në ditët në vijim të nisë asfaltimi”, ka shkruar Basha.Ai ka bërë të ditur se gjatë realizimit të projektit janë trajtuar edhe çështjet pronësore dhe dislokimi i trafos, duke theksuar se tashmë punimet në terren janë intensifikuar.“Kemi punuar ngushtë për zgjidhjen e çështjeve pronësore dhe dislokimit të trafos, kështu që puna në terren tani është intensifikuar për ta çuar projektin drejt fazës përfundimtare”, ka deklaruar ministri.Sipas Bashës, në këtë projekt janë investuar mbi 1 milion euro, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës, rritjes së sigurisë në qarkullim dhe krijimit të kushteve më të mira për banorët e Mushtishtit dhe përdoruesit e kësaj rruge. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se punimet në rrugën brenda fshatit Mushtisht, në kuadër të rrugës R118, po avancojnë.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha ka thënë se aktualisht po punohet në betonimin e urës dhe ndërtimin e trotuareve, ndërsa segmenti po përgatitet për nisjen e asfaltimit.“Për momentin po punohet aktualisht në betonimin e urës dhe ndërtimin e trotuareve, ndërsa segmenti po përgatitet që në ditët në vijim të nisë asfaltimi”, ka shkruar Basha.Ai ka bërë të ditur se gjatë realizimit të projektit janë trajtuar edhe çështjet pronësore dhe dislokimi i trafos, duke theksuar se tashmë punimet në terren janë intensifikuar.“Kemi punuar ngushtë për zgjidhjen e çështjeve pronësore dhe dislokimit të trafos, kështu që puna në terren tani është intensifikuar për ta çuar projektin drejt fazës përfundimtare”, ka deklaruar ministri.Sipas Bashës, në këtë projekt janë investuar mbi 1 milion euro, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës, rritjes së sigurisë në qarkullim dhe krijimit të kushteve më të mira për banorët e Mushtishtit dhe përdoruesit e kësaj rruge. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…