PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
RusiaTrump do të flasë me Putinin për vdekjen e punonjëses së laboratorit të murtajës në Rusi
2 min čitanja
Rusia

Trump do të flasë me Putinin për vdekjen e punonjëses së laboratorit të murtajës në Rusi

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se së shpejti do të zhvillojë një bisedë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për vdekjen e një punonjëseje në një qendër kërkimore për murtajën në Siberi.“Deri tani jemi në diskutime shumë të thella”, tha Trump, duke shtuar se për bisedën me Putinin do të mund të japë informacione të reja “ndoshta” të enjten, transmeton Telegrafi.Punonjësja 28-vjeçare, e identifikuar nga mediat ruse si Darya Shipilova, punonte në Institutin e Kërkimeve kundër Murtajës të Siberisë dhe Lindjes së Largët, në rajonin e Irkutskut. Ajo vdiq pasi u sëmur me pneumoni me origjinë të papërcaktuar. Autoritetet ruse po hetojnë shkakun e vdekjes, por deri tani nuk kanë konfirmuar se ajo ishte prekur nga murtaja pneumonike.Autoritetet ruse kanë thënë se të gjithë personat që kishin pasur kontakt me viktimën rezultuan negativë për patogjenë të rrezikshëm. Rospotrebnadzor, shërbimi rus për mbikëqyrjen shëndetësore dhe epidemiologjike, ka deklaruar se gruaja vdiq nga “pneumoni me etiologji të papërcaktuar”.Megjithatë, rasti ka shkaktuar shqetësim ndërkombëtar. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka kërkuar nga Rusia transparencë dhe shkëmbim të plotë të informacionit, në mënyrë që të vlerësohet saktë rreziku i mundshëm për shëndetin publik. Sipas OBSH-së, rreziku i përhapjes jashtë Rusisë aktualisht vlerësohet si shumë i ulët.“Shkëmbimi në kohë, i plotë dhe transparent i informacionit është thelbësor për të sqaruar raportet kontradiktore dhe për të mundësuar një vlerësim të saktë të rreziqeve të mundshme për shëndetin publik”, ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.Murtaja pneumonike është një formë e rëndë e sëmundjes që prek mushkëritë dhe konsiderohet forma më virulente e murtajës. Sipas OBSH-së, periudha e inkubacionit mund të jetë shumë e shkurtër, në disa raste vetëm 24 orë, dhe sëmundja mund të jetë fatale nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohet me kohë.Sëmundja mund të transmetohet përmes pikimeve respirato

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se së shpejti do të zhvillojë një bisedë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për vdekjen e një punonjëseje në një qendër kërkimore për murtajën në Siberi.“Deri tani jemi në diskutime shumë të thella”, tha Trump, duke shtuar se për bisedën me Putinin do të mund të japë informacione të reja “ndoshta” të enjten, transmeton Telegrafi.Punonjësja 28-vjeçare, e identifikuar nga mediat ruse si Darya Shipilova, punonte në Institutin e Kërkimeve kundër Murtajës të Siberisë dhe Lindjes së Largët, në rajonin e Irkutskut. Ajo vdiq pasi u sëmur me pneumoni me origjinë të papërcaktuar. Autoritetet ruse po hetojnë shkakun e vdekjes, por deri tani nuk kanë konfirmuar se ajo ishte prekur nga murtaja pneumonike.Autoritetet ruse kanë thënë se të gjithë personat që kishin pasur kontakt me viktimën rezultuan negativë për patogjenë të rrezikshëm. Rospotrebnadzor, shërbimi rus për mbikëqyrjen shëndetësore dhe epidemiologjike, ka deklaruar se gruaja vdiq nga “pneumoni me etiologji të papërcaktuar”.Megjithatë, rasti ka shkaktuar shqetësim ndërkombëtar. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka kërkuar nga Rusia transparencë dhe shkëmbim të plotë të informacionit, në mënyrë që të vlerësohet saktë rreziku i mundshëm për shëndetin publik. Sipas OBSH-së, rreziku i përhapjes jashtë Rusisë aktualisht vlerësohet si shumë i ulët.“Shkëmbimi në kohë, i plotë dhe transparent i informacionit është thelbësor për të sqaruar raportet kontradiktore dhe për të mundësuar një vlerësim të saktë të rreziqeve të mundshme për shëndetin publik”, ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.Murtaja pneumonike është një formë e rëndë e sëmundjes që prek mushkëritë dhe konsiderohet forma më virulente e murtajës. Sipas OBSH-së, periudha e inkubacionit mund të jetë shumë e shkurtër, në disa raste vetëm 24 orë, dhe sëmundja mund të jetë fatale nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohet me kohë.Sëmundja mund të transmetohet përmes pikimeve respirato

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…