Çmimi nobel për kimiNobeli i Kimisë 2026 u jepet Henri Kagan dhe Kenso Soai për zgjidhjen e misterit të molekulave pasqyrë
2 min čitanja
Çmimi nobel për kimi
Nobeli i Kimisë 2026 u jepet Henri Kagan dhe Kenso Soai për zgjidhjen e misterit të molekulave pasqyrë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Shkencëtarët Henri Kagan nga Franca dhe Kenso Soai nga Japonia janë shpallur fitues të Çmimit Nobel në Kimi 2026, për zbulimet që ndihmuan në zgjidhjen e një prej mistereve më të vjetra të kimisë: si mund të krijohet vetëm njëra nga dy format pasqyrë të një molekule.Sipas Reuters, zbulimi ka rëndësi të madhe për prodhimin farmaceutik, pasi shumë molekula të përdorura në ilaçe ekzistojnë në dy forma që janë imazhe pasqyre të njëra-tjetrës.“Soai është shprehur se kjo ishte dita më emocionuese e jetës së tij dhe se ishte shumë i lumtur ta ndante çmimin me profesor Henri Kagan. Shkencëtari japonez tha se lajmin e kishte marrë ndërsa ishte duke bërë pazar.Çmimi i Kimisë është i treti që shpallet gjatë Javës së Nobelit, pas çmimeve për Mjekësi dhe Fizikë, të bëra publike të hënën dhe të martën.“Çmimi i këtij viti ka të bëjë me kiminë themelore”, tha Heiner Linke, kryetar i Komitetit Nobel për Kimi, transmeton Telegrafi.Shumë prej molekulave thelbësore për jetën ekzistojnë në dy forma që janë imazhe pasqyre të njëra-tjetrës, njësoj si dora e majtë dhe dora e djathtë. Megjithatë, organizmat e gjallë përdorin pothuajse ekskluzivisht vetëm njërën prej tyre.Ky fenomen njihet si homokiralitet dhe ka intriguar kimistët për më shumë se një shekull.Zbulimet e Kagan dhe Soai treguan se reaksionet kimike mund të drejtohen në mënyrë që të favorizohet vetëm njëra nga format pasqyrë të një molekule. Puna e tyre është bërë veçanërisht e rëndësishme për kimistët që projektojnë reaksione për prodhimin e ilaçeve.“Shumë prej molekulave të barnave ekzistojnë në dy variante që janë imazhe pasqyrë jo-identike të njëra-tjetrës: njëra mund të ketë efektin terapeutik, ndërsa tjetra mund të shkaktojë efekte anësore të panevojshme dhe ndonjëherë të dëmshme”, tha Fondacioni Nobel. Sipas Associated Press, Kagan dhe Soai zhvilluan metoda që u mundësojnë kimistëve të kontrollojnë reaksionet dhe të prodhojnë formën e dëshiruar të molekulës. Kjo ka ndikuar ndjeshëm në zhvillimin e barnave dhe në kuptimin
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.