Abuzimi seksualVaud krijon listë të zezë për edukatorët e ndaluar të punojnë me fëmijët
2 min čitanja
Abuzimi seksual
Vaud krijon listë të zezë për edukatorët e ndaluar të punojnë me fëmijët
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kantoni Vaud në Zvicër do të krijojë një regjistër me personat të cilëve u ndalohet puna në institucionet e kujdesit për fëmijët. Nisma, e cila synon të forcojë mbrojtjen e fëmijëve dhe të parandalojë që personat me sjellje problematike të punësohen në institucione të tjera, u miratua unanimisht nga Këshilli i Madh. Kantoni Vaud do të krijojë një regjistër të personave të ndaluar të punojnë në institucionet e kujdesit për fëmijët. Propozimi i deputetit të Partisë së Gjelbër, Yannick Maury, për krijimin e një liste në nivel kantonal, apo edhe në gjithë Zvicrën frankofone, u miratua të martën. Anëtarët e Këshillit të Madh votuan unanimisht që propozimi të shqyrtohet menjëherë, pa iu referuar një komisioni për shqyrtim. Qeveria kantonale ka një vit kohë për të paraqitur një propozim konkret dhe për të përgatitur bazën ligjore. Nisma kishte mbledhur më herët rreth 60 nënshkrime nga përfaqësues të spektrit të gjerë politik, rapoton Swissinfo. Propozimi i kërkon qeverisë të veprojë me shpejtësi për krijimin e një regjistri në Vaud me personat të cilëve u ndalohet të punojnë në kujdesin për fëmijët e vegjël. Në të njëjtën kohë, kërkohet që të shqyrtohet mundësia e koordinimit me kantonet e tjera të Zvicrës frankofone, me synim krijimin e një regjistri ndërkantonal. Qëllimi është që një person i ndaluar të punojë me fëmijë të vegjël të mos mund ta anashkalojë ndalimin duke ndryshuar punëdhënësin ose duke u zhvendosur në një kanton tjetër. Rasti në St-Sulpice rikthen në vëmendje masat e kontrollit Debati për masat e mbrojtjes së fëmijëve u rikthye në qendër të vëmendjes pas arrestimit në St-Sulpice, në kantonin Vaud, të një kujdestari të dyshuar për prekje të papërshtatshme ndaj një fëmije të vogël, transmeton Telegrafi. Prindërit e fëmijës, të cilët kanë zgjedhur të mbeten anonimë, folën për rastin në emisionin informativ të RTS-së. Babai tha se ngjarja ka nxjerrë në pah kufizimet e sistemit aktual të kontrollit. “Është urgjente që t’i mbrojmë më mirë këta fëmijë. Ne përjet
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.