Oda ekonomike amerikane në kosovëKosova po bën hapa të shpejtë në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, diskutojnë ministri Maqedonci dhe Oda Amerikane – të pranishëm edhe nga Ambasada
2 min čitanja
Oda ekonomike amerikane në kosovë
Kosova po bën hapa të shpejtë në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, diskutojnë ministri Maqedonci dhe Oda Amerikane – të pranishëm edhe nga Ambasada
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kosova po bënë hapa të shpejtë në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, derisa bashkëpunimi i mëtejmë ndërmjet sektorit publik dhe privat me përkrahjen e partnerëve strategjikë, i bënë këta hapa më të qëndrueshëm.Kjo u tha gjatë një takimi ndërmjet anëtarëve të Odës Ekonomike Amerikane me Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, bëhet e ditur në njoftimin e Odës Ekonomike Amerikane.Duke ndarë vizionin e tij për zhvillimin e aftësive industriale në fushën e mbrojtjes, Ministri Maqedonci, foli për aktivitetet e ndërmarra për hartimin e legjislacionit për industrinë e mbrojtjes. Ai falënderoi Odën Ekonomike Amerikane për partneritetin me Ministrinë e Mbrojtjes përgjatë dy viteve të fundit, përfshirë edhe organizimin e garës së parë për drona “Sharkathon”, të mbajtur vitin e kaluar. Ai foli edhe për disa ndërmarrje të reja të krijuara të cilat po sjellin produktet e para të prodhuara në Kosovë, si dëshmi e përpjekjeve të viteve të fundit, por edhe potencialit për inovacion teknologjik në këtë fushë.Ministri Maqedonci foli edhe për rëndësinë e përpjekjeve të strukturuara me institucione të tjera, si Ministrinë e Arsimit dhe ofruesit e shërbimeve arsimore, për zhvillimin e kuadrove të punës, të cilat janë të nevojshme për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vend. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.