Lufta në ukrainëForcat ukrainase godasin dy objekte nafte dhe një poligon ushtarak në Rusi – Zelensky publikon pamjet
1 min čitanja
Lufta në ukrainë
Forcat ukrainase godasin dy objekte nafte dhe një poligon ushtarak në Rusi – Zelensky publikon pamjet
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës kanë goditur katër objektiva që ndihmojnë Rusinë të financojë dhe të zhvillojë luftën e saj, përfshirë dy objekte nafte dhe një poligon ushtarak në tri rajone ruse.Kreu i shtetit ukrainas e bëri të ditur këtë përmes një postimi në Facebook, përcjell Telegrafi."Përgjigje të drejta të Ukrainës ndaj të gjitha sulmeve ruse kundër popullit tonë. Gjatë ditës së kaluar, luftëtarët tanë goditën katër objektiva që ndihmojnë Rusinë të financojë dhe të zhvillojë luftën e saj brutale – dy objekte nafte dhe një poligon ushtarak në rajonet Perm, Samara dhe Astrakhan. Pati gjithashtu një kundërpërgjigje në Detin e Zi", citohet të ketë thënë ai.Siç është raportuar më herët, gjatë sulmit të fundit ajror, forcat ruse përdorën 70 raketa, shumë prej të cilave balistike, si dhe dronë "Shahed", ku infrastruktura energjetike ukrainase ishte një objektiv kryesor. Në shënjestër të sulmeve u vunë infrastruktura në Kiev dhe në 12 rajone të tjera. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.