PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Agron zeqiriGastronomi shqiptar çon shijen e flisë në Zvicër, zviceranët mahniten nga tradita shqiptare dhe turshitë
2 min čitanja
Agron zeqiri

Gastronomi shqiptar çon shijen e flisë në Zvicër, zviceranët mahniten nga tradita shqiptare dhe turshitë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ëndërrat kanë kuptim vetëm atëherë kur nisin të marrin formë, kur përballojnë sfidat dhe kur realizohen, ndoshta edhe më mirë se sa mund të imagjinohet.Ky është shpjegimi më i mirë, i rrugëtimit dhe gërshetimit mes pasionit dhe profesionit të Agron Zeqirit, shqiptarit që la Kosovën në vitin 2008, për ta vazhduar karrierën e tij, në Zvicër.Por, kjo gjë nuk nënkuptonte shkëputje nga vendlindja, misioni i gastronomit ishte akoma më vizionar, dërgimi në Zvicër të një pjese të traditës, kulturës dhe identitetit shqiptar, që nuk lidhet vetëm me ushqimin, por, edhe me ndjesinë dhe ngrohtësisë familjare, që ia ofron gatimi i ushqimeve shqiptare.Ai atje ka formuar edhe një agjensi të organizimit të eventeve, që e quajti "RIGA Events", e që e lidhi me emrin e vajzës së tij të vogël.Në një intervistë për Telegrafi Diasporë, Zeqiri shpjegoi si ishte ideja që të bënte organizime të tilla dhe t’ua dërgonte shqiptarëve atje shijen shqip, si në ushqim, ashtu edhe në formën se si shqiptarët kanë festuar gjithmonë.“Para rreth shtatë vitesh vendosëm që edhe këtu në Zvicër ta përfshijmë më shumë kuzhinën tradicionale shqiptare, me flinë dhe specialitete të tjera tradicionale. Kjo u prit shumë mirë si nga mërgata shqiptare, ashtu edhe nga klientët zviceranë. Pas gjithë kësaj përvoje lindi dëshira për të krijuar diçka timen. Kështu lindi RIGA Events. Jam baba i tri vajzave dhe vajza ime më e vogël quhet Riga. Pikërisht prej saj vjen edhe emri RIGA Events, një emër me kuptim shumë personal për mua. Sot merremi me catering për dasma, fejesa, festa familjare, apero, evente biznesi dhe organizime të ndryshme. Ofrojmë kuzhinë shqiptare, italiane, mesdhetare dhe ndërkombëtare, duke e përshtatur çdo ofertë sipas klientit dhe karakterit të eventit” tha ndër tjera, ai. Kur jemi te kuzhina shqiptare, Agron Zeqiri tregoi se edhe shumë zviceranë i ka njoftuar me shijet tradicionale, përfshirë edhe turshitë.“Kemi pasur shumë mundësi t'ua prezantojmë klientëve zviceranë ushqimet tradicionale shqiptare

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ëndërrat kanë kuptim vetëm atëherë kur nisin të marrin formë, kur përballojnë sfidat dhe kur realizohen, ndoshta edhe më mirë se sa mund të imagjinohet.Ky është shpjegimi më i mirë, i rrugëtimit dhe gërshetimit mes pasionit dhe profesionit të Agron Zeqirit, shqiptarit që la Kosovën në vitin 2008, për ta vazhduar karrierën e tij, në Zvicër.Por, kjo gjë nuk nënkuptonte shkëputje nga vendlindja, misioni i gastronomit ishte akoma më vizionar, dërgimi në Zvicër të një pjese të traditës, kulturës dhe identitetit shqiptar, që nuk lidhet vetëm me ushqimin, por, edhe me ndjesinë dhe ngrohtësisë familjare, që ia ofron gatimi i ushqimeve shqiptare.Ai atje ka formuar edhe një agjensi të organizimit të eventeve, që e quajti "RIGA Events", e që e lidhi me emrin e vajzës së tij të vogël.Në një intervistë për Telegrafi Diasporë, Zeqiri shpjegoi si ishte ideja që të bënte organizime të tilla dhe t’ua dërgonte shqiptarëve atje shijen shqip, si në ushqim, ashtu edhe në formën se si shqiptarët kanë festuar gjithmonë.“Para rreth shtatë vitesh vendosëm që edhe këtu në Zvicër ta përfshijmë më shumë kuzhinën tradicionale shqiptare, me flinë dhe specialitete të tjera tradicionale. Kjo u prit shumë mirë si nga mërgata shqiptare, ashtu edhe nga klientët zviceranë. Pas gjithë kësaj përvoje lindi dëshira për të krijuar diçka timen. Kështu lindi RIGA Events. Jam baba i tri vajzave dhe vajza ime më e vogël quhet Riga. Pikërisht prej saj vjen edhe emri RIGA Events, një emër me kuptim shumë personal për mua. Sot merremi me catering për dasma, fejesa, festa familjare, apero, evente biznesi dhe organizime të ndryshme. Ofrojmë kuzhinë shqiptare, italiane, mesdhetare dhe ndërkombëtare, duke e përshtatur çdo ofertë sipas klientit dhe karakterit të eventit” tha ndër tjera, ai. Kur jemi te kuzhina shqiptare, Agron Zeqiri tregoi se edhe shumë zviceranë i ka njoftuar me shijet tradicionale, përfshirë edhe turshitë.“Kemi pasur shumë mundësi t'ua prezantojmë klientëve zviceranë ushqimet tradicionale shqiptare

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…