PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Hashim thaciÇitaku: Kuvendi i Kosovës nderoi UÇK-në, vetveten dhe shtetin
2 min čitanja
Hashim thaci

Çitaku: Kuvendi i Kosovës nderoi UÇK-në, vetveten dhe shtetin

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Nënkryetarja e Kuvendit, njëherësh deputetja nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se pas zgjedhjes së presidentes dhe miratimit të plotësim-ndryshi të Ligjit për Sepcialen, Kuvendi i Kosovës nderoi UÇK-në dhe shtetin.Çitaku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se sot, Kosova ka një ligj që mbron Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe një Presidente të re, Justina Pula-Shirokën - një zonjë të dashur e të nderuar.“Mbrëmë, me dy vendime, Kuvendi i Kosovës nderoi UÇK-në, vetveten dhe shtetin. Sot, Kosova ka një ligj që mbron Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe një Presidente të re, Justina Pula-Shirokën - një zonjë të dashur e të nderuar, me të cilën na lidhin shumë vite bashkëpunimi dhe miqësie. Mbrëmë fitoi edhe zëri i qytetarëve. Zëri që nuk u ndal dhe që u bë obligim për institucionet. UÇK-ja na bashkoi sërish. Le të na mbajë të bashkuar rreth historisë së lavdishme të vendit tonë, deri në drejtësi dhe liri për çlirimtarët”, ka shkruar ajo.Tutje ajo shtoi se kjo është një kthesë e rëndësishme, e shumëpritur dhe e nevojshme. “Tani, angazhimi ynë duhet të vazhdojë me të gjitha kapacitetet e shtetit, në mbështetje të betejës për drejtësi në apel. Kjo fitore e shtetit të Kosovës u dedikohet Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Një mesazh për ta: Kosova është pranë jush. Urime, Kosovë! Me UÇK-në në zemër”, ka shkruar Çitaku. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Nënkryetarja e Kuvendit, njëherësh deputetja nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se pas zgjedhjes së presidentes dhe miratimit të plotësim-ndryshi të Ligjit për Sepcialen, Kuvendi i Kosovës nderoi UÇK-në dhe shtetin.Çitaku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se sot, Kosova ka një ligj që mbron Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe një Presidente të re, Justina Pula-Shirokën - një zonjë të dashur e të nderuar.“Mbrëmë, me dy vendime, Kuvendi i Kosovës nderoi UÇK-në, vetveten dhe shtetin. Sot, Kosova ka një ligj që mbron Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe një Presidente të re, Justina Pula-Shirokën - një zonjë të dashur e të nderuar, me të cilën na lidhin shumë vite bashkëpunimi dhe miqësie. Mbrëmë fitoi edhe zëri i qytetarëve. Zëri që nuk u ndal dhe që u bë obligim për institucionet. UÇK-ja na bashkoi sërish. Le të na mbajë të bashkuar rreth historisë së lavdishme të vendit tonë, deri në drejtësi dhe liri për çlirimtarët”, ka shkruar ajo.Tutje ajo shtoi se kjo është një kthesë e rëndësishme, e shumëpritur dhe e nevojshme. “Tani, angazhimi ynë duhet të vazhdojë me të gjitha kapacitetet e shtetit, në mbështetje të betejës për drejtësi në apel. Kjo fitore e shtetit të Kosovës u dedikohet Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Një mesazh për ta: Kosova është pranë jush. Urime, Kosovë! Me UÇK-në në zemër”, ka shkruar Çitaku. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…