Publike pr ndjekjenProkuroria jep detaje të reja për ndalimin e një prokurori në Manastir
2 min čitanja
Publike pr ndjekjen
Prokuroria jep detaje të reja për ndalimin e një prokurori në Manastir
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nisi procedurë kundër një prokurori të lartë publik në Prokurorinë Themelore Publike të Manastirit, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se ai ka kryer vepër penale "Marrje shpërblimi për ndikim të paligjshëm" sipas nenit 359, paragrafi 3, në lidhje me paragrafin 2 të Kodit Penal, thuhet në njoftimin e PTHP-së. Prokuroria jep urdhër për kontroll te shtëpia dhe zyra e një prokurori të lartë në Manastir, dyshohet për korrupsion "Në periudhën e kaluar, përmes disa veprimeve dhe zbatimit të masave të posaçme hetimore, janë siguruar prova që tregojnë për dyshim të arsyeshëm se ai ka përdorur ndikimin e tij real dhe pozicionin zyrtar që mbante për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në vendimmarrjen e kolegëve prokurorë publikë dhe gjyqtarë në të paktën 4 raste individuale, në fushën në të cilën ai kryente funksionin e tij.Duke vepruar kështu, ai kërkoi dënime më të ulëta ose për të siguruar një pozicion më të favorshëm për të dyshuarit ose të pandehurit në procedurat penale. Gjatë ditës së djeshme, bazuar në një urdhër gjykate, u kryen bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe në ambientet e Prokurorisë Themelore Publike të Manastirit me qëllim sigurimin e provave shtesë.Prokurori publik kompetent vazhdon hetimin e rastit dhe i ka paraqitur propozim gjyqtarit të procedurës paraprake për përcaktimin e masave paraprake - konfiskimin e dokumentit të udhëtimit dhe ndalimin e kryerjes së aktiviteteve të caktuara pune, përkatësisht largimin e të dyshuarit nga vendi i tij i punës", thonë nga PTHP./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.