Mitrovica lokaleNga 6 në 10 euro tarifa e mbeturinave në Vushtrri, qytetarët kundërshtojnë - kryetari Idrizi tregon se pse ndodhi kjo rritje
2 min čitanja
Mitrovica lokale
Nga 6 në 10 euro tarifa e mbeturinave në Vushtrri, qytetarët kundërshtojnë - kryetari Idrizi tregon se pse ndodhi kjo rritje
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka deklaruar se rritja e tarifës së mbeturinave nga 6 euro në 10 euro për ekonomitë familjare është bërë me qëllim të përmirësimit të kushteve të punëtorëve të pastrimit dhe rritjes së pagave të tyre.Duke folur për këtë çështje, Idrizi tha për Telegrafin se punëtorët e pastrimit kryejnë një nga punët më të vështira dhe më të rëndësishme për qytetin, ndërsa sipas tij, kjo kategori e punëtorëve ka qenë e neglizhuar sa i përket kushteve dhe pagave.“Qëllimi i rritjes së taksës së mbeturinave është përmirësimi i kushteve të punëtorëve të pastrimit. Këta punëtorë janë lënë pas dore, i kryejnë punët më të vështira dhe janë ndër më të merituarit në shoqëri”, ka deklaruar Idrizi.Ai ka thënë se synimi është që pagat e punëtorëve të pastrimit të jenë më dinjitoze, duke theksuar se rritja e tarifës është e lidhur edhe me nevojën për të siguruar numër të mjaftueshëm të punëtorëve.Sipas Idrizit, rritja e kostove të naftës dhe shërbimeve të tjera e ka bërë më të vështirë funksionimin e kompanive dhe sigurimin e fuqisë punëtore.Ai ka përmendur edhe mundësinë që pagat e punëtorëve të pastrimit të arrijnë në 800 deri në 900 euro, duke argumentuar se puna e tyre shoqërohet me rreziqe të ndryshme, përfshirë ekspozimin ndaj mbeturinave dhe rrezikun e infeksioneve.Idrizi ka bërë krahasime edhe me shpenzimet e tjera mujore të qytetarëve, duke thënë se tarifa e mbeturinave, e shpërndarë në ditë, përbën një kosto relativisht të vogël në raport me shpenzime si telefonia, interneti apo produktet e tjera të konsumit.“Le të shkojë paga e tyre deri në 800 apo 900 euro, ta dimë që me të vërtetë po kujdesemi për këtë kategori”, ka thënë ai.Kryetari i Vushtrrisë ka kundërshtuar gjithashtu kritikat e disa anëtarëve të Kuvendit Komunal lidhur me rritjen e tarifës. Ai ka thënë se është i gatshëm ta bartë vetë koston politike të vendimit, nëse konsideron se ai është në interes të punëtorëve dhe shërbimeve publike.“Unë nuk kam kërkuar të rritet paga ime, k
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.