Djathi zviceranRekord pjesëmarrjeje në Friburg, nis edicioni i 14-të i "Swiss Cheese Awards"
2 min čitanja
Djathi zviceran
Rekord pjesëmarrjeje në Friburg, nis edicioni i 14-të i "Swiss Cheese Awards"
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Në Friburg ka nisur të martën edicioni i 14-të i Swiss Cheese Awards, një nga ngjarjet më të rëndësishme kombëtare të industrisë zvicerane të djathit. Konkursi do të zgjasë gjashtë ditë dhe këtë vit ka shënuar rekord pjesëmarrjeje.Organizatorët bëjnë të ditur se në garë janë paraqitur 1,177 lloje djathërash, numri më i madh i regjistruar ndonjëherë në këtë kompeticion kombëtar. Produktet kanë mbërritur në Friburg rreth dhjetë ditë para nisjes së vlerësimit, për t’iu nënshtruar procesit të përzgjedhjes nga juritë, raporton Swissinfo.Mes produkteve që konkurrojnë janë Gruyère AOP, Emmentaler AOP, Appenzeller, Raclette, si dhe djathëra të freskët, të butë dhe kategori të tjera. Në total, 203 anëtarë të jurisë nga Zvicra dhe vende të tjera do të vlerësojnë djathërat në 32 kategori.Përzgjedhja e kampionëve zviceranëTë enjten, një super-juri do të përzgjedhë kampionët e Zvicrës në katër kategori kryesore: djathërat ekstra të fortë dhe të fortë, djathërat gjysmë të fortë, djathërat e butë dhe djathërat e freskët.Konkursi organizohet nga Fromarte, organizata ombrellë e artizanëve zviceranë të djathit, e cila e konsideron këtë aktivitet një mundësi të rëndësishme për promovimin e sektorit, transmeton Telegrafi.Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet të premten në mbrëmje, gjatë eventit “Awards Night”. Aty do të shpallen fituesit e kategorive, tre kampionët zviceranë, si dhe fituesi i konkursit për pjatën e djathit, i cili do të zhvillohet në ambientet e L’Atelier.Sipas drejtorit të Fromarte, Paul Meier, Swiss Cheese Awards shkon përtej një gare për të përcaktuar djathërat më të mirë zviceranë. Sipas tij, aktiviteti pasqyron në mënyrë të veçantë vlerat e industrisë së djathit në Zvicër: cilësinë, diversitetin dhe mjeshtërinë artizanale.Prodhuesit dhe publiku, në qendër të vëmendjesKrahas konkurrimit, Swiss Cheese Awards synon të krijojë një hapësirë për shkëmbim dhe bashkëpunim mes prodhuesve, ndërsa publikut i jepet mundësia të takohet drejtpërdrejt me njerëzit që që
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.