StatujaStatuja nudo e Trumpit ekspozohet në Parlamentin Evropian në Strasburg
2 min čitanja
Statuja
Statuja nudo e Trumpit ekspozohet në Parlamentin Evropian në Strasburg
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një statujë satirike e presidentit amerikan Donald Trump është vendosur për ekspozim në ndërtesën e Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës, duke tërhequr vëmendjen për paraqitjen e saj provokuese.Vepra, e titulluar “Orange Plague”, është krijuar nga artisti danez Jens Galschiøt. Statuja është rreth 2.5 metra e lartë dhe paraqet Trumpin të zhveshur, duke mbajtur një shkop të gjatë të artë dhe të ulur mbi shpatullat e një burri më të vogël.Sipas artistit, statuja është e veshur me ar 23-karatësh dhe njihet gjithashtu me emrin “Mbreti i padrejtësisë”, transmeton Telegrafi.Pranë veprës janë vendosur edhe tabela shpjeguese, ku thuhet se “Mbreti i padrejtësisë” qëndron “mbi shpinën e një burri” i cili po fundoset nën peshën e barrës.“Do të bëja gjithçka për ta ndihmuar. Përveçse të zbrisja nga shpina e tij”, thuhet në tekstin shoqërues të veprës. Përmes këtij mesazhi, artisti akuzon Trumpin se po pengon përpjekjet për përballimin e ndryshimeve klimatike.Apparently, there’s a REAL threat called “The Orange Plague.”That’s according to a Danish artist, who blames Trump for blocking efforts to fight climate change.His remedy? A gold-coated statue of a naked Trump on display at the European Parliament in Strasbourg. https://t.co/bWP3cm3cVk — Beyond the Narrative (@BtN_Posts) October 7, 2026Statuja është vendosur në një pikë që lidh dy prej ndërtesave të Parlamentit Evropian dhe pritet të qëndrojë aty deri të enjten.Ekspozimi u mundësua nga eurodeputeti danez i krahut të majtë Per Clausen, i cili tha se nuk shqetësohet për një reagim të mundshëm nga presidenti amerikan.“Nëse dikush është aq i ndjeshëm saqë nuk mund ta tolerojë ekspozimin e kësaj skulpture në Parlamentin Evropian, atëherë nuk ka vend në skenën botërore”, tha Clausen.Trumpi nuk ka reaguar publikisht ndaj statujës. Vepra e Galschiøt është ekspozuar edhe në qytete të tjera evropiane, si dhe gjatë konferencës së OKB-së për klimën COP30 në Belém të Brazilit. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.