PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ac milanLuka Modric zbulon nëse do të rikthehet te Real Madridi në të ardhmen
1 min čitanja
Ac milan

Luka Modric zbulon nëse do të rikthehet te Real Madridi në të ardhmen

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Luka Modric ka folur për mundësinë e rikthimit te Real Madridi në të ardhmen, por kësaj here jo si futbollist, por në një rol administrativ brenda klubit.Mesfushori kroat, i cili gjatë verës u largua nga “Los Blancos” pas 13 vitesh të jashtëzakonshme në kryeqytetin spanjoll, ka pranuar se do të dëshironte të ishte sërish pjesë e klubit, nëse do t’i jepej mundësia. “Real Madridi është shtëpia ime. Kam kaluar 13 vite atje. Do të më pëlqente të isha i dobishëm dhe të ndihmoja në çfarëdo mënyre që mundem, por duhet të përgatitem dhe të shoh se çfarë roli mund të kem dhe nëse klubi e dëshiron një gjë të tillë”, deklaroi Modric.“Do të ishte një ëndërr të rikthehesha”, shtoi kroati. Modric ishte lidhur gjatë verës me një rikthim në Madrid pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, këtë herë në një rol jashtë fushës. Megjithatë, 40-vjeçari vendosi të vazhdonte karrierën si futbollist te Milani, duke nënshkruar një kontratë të re njëvjeçare.Gjatë 13 viteve në “Santiago Bernabeu”, Modric u shndërrua në një prej figurave më të rëndësishme të historisë moderne të Real Madridit, duke fituar ndër të tjera gjashtë Liga të Kampionëve dhe Topin e Artë në vitin 2018. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Luka Modric ka folur për mundësinë e rikthimit te Real Madridi në të ardhmen, por kësaj here jo si futbollist, por në një rol administrativ brenda klubit.Mesfushori kroat, i cili gjatë verës u largua nga “Los Blancos” pas 13 vitesh të jashtëzakonshme në kryeqytetin spanjoll, ka pranuar se do të dëshironte të ishte sërish pjesë e klubit, nëse do t’i jepej mundësia. “Real Madridi është shtëpia ime. Kam kaluar 13 vite atje. Do të më pëlqente të isha i dobishëm dhe të ndihmoja në çfarëdo mënyre që mundem, por duhet të përgatitem dhe të shoh se çfarë roli mund të kem dhe nëse klubi e dëshiron një gjë të tillë”, deklaroi Modric.“Do të ishte një ëndërr të rikthehesha”, shtoi kroati. Modric ishte lidhur gjatë verës me një rikthim në Madrid pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, këtë herë në një rol jashtë fushës. Megjithatë, 40-vjeçari vendosi të vazhdonte karrierën si futbollist te Milani, duke nënshkruar një kontratë të re njëvjeçare.Gjatë 13 viteve në “Santiago Bernabeu”, Modric u shndërrua në një prej figurave më të rëndësishme të historisë moderne të Real Madridit, duke fituar ndër të tjera gjashtë Liga të Kampionëve dhe Topin e Artë në vitin 2018. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…