Justina shiroka-pulaPesë minuta para mesnatës – marrëveshja që shmangu zgjedhjet dhe solli gruan e tretë në krye të Kosovës
2 min čitanja
Justina shiroka-pula
Pesë minuta para mesnatës – marrëveshja që shmangu zgjedhjet dhe solli gruan e tretë në krye të Kosovës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kosova kaloi njërën nga sfidat më të rëndësishme të krizës politike të viteve të fundit. Vendi ishte afër një situate të paqartë, me tensione të brendshme, pasiguri për të ardhmen politike dhe, mbi të gjitha, me një gjuhë polarizuese dhe të rrezikshme, në rast se vendi do të shkonte në zgjedhje të reja.Pasojat politikeMarrëveshja në momentet e fundit ndërmjet Albin Kurtit, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në njërën anë, dhe Bedri Hamzës, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, në anën tjetër, për të votuar fillimisht Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe më pas zgjedhjen e Presidentes, ishte ndër vendimet më të rëndësishme të viteve të fundit.Shkuarja në zgjedhje pa miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, me protesta dhe tensione para Kuvendit e Qeverisë, si dhe me paqartësi rreth asaj se kush do ta ushtronte detyrën e presidentit të Kosovës, mund ta mbante vendin në tension edhe më të madh, me pasoja politike, ekonomike dhe për imazhin ndërkombëtar të Kosovës. Mbi të gjitha, një situatë e tillë do të sillte edhe zhgënjim të madh te qytetarët, duke krijuar përshtypjen se klasa politike është e papërgjegjshme dhe e paaftë për kompromis.Një tjetër element i rëndësishëm ishte mënyra se si gjithçka ndodhi me nguti, në pesë minutat e fundit para mesnatës. Kjo të kujton mënyrën se si u miratuan me shpejtësi ligjet e Pakos së Ahtisaarit, në fillim të vitit 2008, para shpalljes së pavarësisë.Pasojat ekonomikeNëse vendi do të shkonte sërish në zgjedhje, në rrezik do të viheshin edhe fondet e rëndësishme nga Plani i Rritjes. Plot 131.4 milionë euro, të lidhura me 22 hapa të këtij plani, kanë afat përfundimtar 31 dhjetorin e këtij viti. Pa një Kuvend funksional dhe pa një Qeveri me kapacitet të plotë, Kosova rrezikonte të humbiste afro 90 milionë euro.Për këtë arsye, moszgjedhja e presidentit mund ta vinte në rrezik zbatimin e një pjese të madhe të reformave që lidhen me Planin e Rritjes.Vendi do të përballej edhe me mungesë të projekteve madhore, rrezikim të buxhetit
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.