PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Bombola e gazitShpërthen bombola e gazit në Roskovec, lëndohet 75-vjeçarja
1 min čitanja
Bombola e gazit

Shpërthen bombola e gazit në Roskovec, lëndohet 75-vjeçarja

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Roskovecit, duke lënë të lënduar një grua rreth 75 vjeçe.Ngjarja ka ndodhur në banesën ku jetonte një çift i moshuar. Shkak dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga bombula kur zonja e shtëpisë ka ndezur sobën në mengjes. Nga shpërthimi ajo vetë ka pësuar lëndime.Pas shpërthimit, në ndihmë të të moshuarve kanë shkuar fqinjët dhe të afërmit, të cilët kanë njoftuar ambulancën.E lënduara është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr trajtimin mjekësor për shkak të plagëve dhe djegieve të shkaktuara nga shpërthimi.Forca e shpërthimit ka qenë e madhe, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Një kat i banesës ku jetonte çifti është dëmtuar rëndë dhe pjesërisht është shkatërruar.Sipas të afërmve, dy të moshuarit jetonin të vetëm në banesë, ndërsa djemtë e tyre ndodhen në emigracion.Shpërthimi ka alarmuar edhe banorët e zonës. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e saktë të shpërthimit. /Abcnews.al/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Roskovecit, duke lënë të lënduar një grua rreth 75 vjeçe.Ngjarja ka ndodhur në banesën ku jetonte një çift i moshuar. Shkak dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga bombula kur zonja e shtëpisë ka ndezur sobën në mengjes. Nga shpërthimi ajo vetë ka pësuar lëndime.Pas shpërthimit, në ndihmë të të moshuarve kanë shkuar fqinjët dhe të afërmit, të cilët kanë njoftuar ambulancën.E lënduara është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr trajtimin mjekësor për shkak të plagëve dhe djegieve të shkaktuara nga shpërthimi.Forca e shpërthimit ka qenë e madhe, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Një kat i banesës ku jetonte çifti është dëmtuar rëndë dhe pjesërisht është shkatërruar.Sipas të afërmve, dy të moshuarit jetonin të vetëm në banesë, ndërsa djemtë e tyre ndodhen në emigracion.Shpërthimi ka alarmuar edhe banorët e zonës. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e saktë të shpërthimit. /Abcnews.al/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…