Pjetër meshkallaDita kur ia mjekova sytë Pjetër Meshkallës
2 min čitanja
Pjetër meshkalla
Dita kur ia mjekova sytë Pjetër Meshkallës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Nga: Eduart A. SkufiNganjëherë pasioni për leximin të çon aty ku nuk e kishe menduar. Hap një libër për t’u larguar pak nga bota, për t’u humbur mes fjalëve të një shkrimtari romantik ... dhe papritur, mes një fjalie, një përshkrimi a një personazhi, gjen diçka nga vetja. Çuditërisht, libri që duhej të ishte një strehë, bëhet pasqyrë. Faqet vazhdojnë të kthehen, fjalët vazhdojnë të rrjedhin, por ti nuk je më thjesht lexues, je dëshmitar i një ngjarjeje emocionale të jetës sate. Endesha në mrekullinë e Giacomo Leopardit “L’Infito”, ku bashkëjetesa e artit me meditimin filozofik shprehet me harmoninë dhe muzikalitetin e vargjeve: Sempre caro mi fu quest’ermo colle ... ... Gjithmonë e dashur / Për mua ka qënë kjo / Kodër e vetmuar e ky gardh shkuresh / Që shikimin drejt horizontit, më të largët, më pengon / Por, ndërsa rri e vështroj, përfytyroj hapësira të pafundme përtej saj, heshtje mbinjerëzore dhe qetësie të thellë ... Kështu ato vargje mund të të prekin pikërisht plagën, ku askush tjetër nuk kishte arritur, ku s’kishte mbërritur as ëndrra; prekin një derë të mbyllur brenda teje, e hapin befas, pa trokitur dhe fjalët i japin fytyrë kujtesës ... Dhe, atëherë, një ngjarje e hidhur e së shkuarës rikthehet mes mjegullës me gjithë peshën e saj. Jo si kujtim i largët, por si një dhimbje që kishte mësuar të heshtte.Lexo po ashtu për Pjetër Meshkallën: - Letra drejtuar Mehmet Shehut, më 1967: Po e prishni karakterin e shqiptarit, në dëm të Atdheut - Diktatura ma e rrezikshme asht ajo që paraqitet me maskën e demokracisë - Pjetër Mëshkalla nuk ka shkruar vetëm një letër ...Dita e KrishtlindjesIshin ditë pranë Krishtlindjes, ato ditë të veçanta kur gëzimi duket sikur ecën krah për krah me nostalgjinë dhe kujtimet e largëta trokasin më fort në portën e shpirtit. Në mbrëmje, pasi isha marrë me të rejat shkencore mjekësore në laptop, u ulëm me time shoqe, për të ndjekur një film grek mbi jetën dhe artin e piktorit të madh El Greco. Në ekran shpaloseshin ngjyrat e thella të pik
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.