PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Jd vanceVance: Irani duhet të reduktojë pasurimin bërthamor për t’i dhënë fund luftës
2 min čitanja
Jd vance

Vance: Irani duhet të reduktojë pasurimin bërthamor për t’i dhënë fund luftës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka deklaruar se Irani duhet të bëjë një reduktim “domethënës” të kapaciteteve të tij për pasurimin e uraniumit, nëse dëshiron t’i plotësojë kërkesat e SHBA-së dhe t’i japë fund luftës shtatë-mujore mes dy vendeve.Në një intervistë ekskluzive për Reuters, Vance tha se Uashingtoni nuk do të mjaftohet me premtime për reduktime të ardhshme, por kërkon masa konkrete nga Teherani.“Nëse nuk dëshironi armë bërthamore, atëherë pse ju nevojitet karburant i pasuruar në 60 për qind? Nëse dëshironi të tregoni përkushtim për të mos ndërtuar armë bërthamore, mos prodhoni karburant shumë të pasuruar”, tha Vance.Sipas tij, çdo marrëveshje e mundshme duhet të përfshijë një reduktim real të kapacitetit iranian për pasurim.“Ne nuk do t’i këmbejmë fjalët me veprime”, tha ai, transmeton Telegrafi.SHBA-ja dhe Irani kanë shkëmbyer gjatë javëve të fundit propozime për përfundimin e luftës dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë. Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar ofertën e fundit të Teheranit dhe ka paralajmëruar se operacionet ushtarake mund të intensifikohen pas zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor.Vance, i cili prej kohësh ka shprehur skepticizëm ndaj përfshirjes së SHBA-së në luftëra jashtë vendit, ka marrë rol të rëndësishëm në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje. Ai kishte ndërmjetësuar një marrëveshje të përkohshme paqeje në qershor, por ajo u shemb shpejt.Një tjetër vështirësi për negociatat, sipas Vance, është pasiguria e Uashingtonit rreth mënyrës se si merren vendimet në Teheran.Ai tha se SHBA-ja po zhvillon kontakte me presidentin iranian Masoud Pezeshkian dhe ministrin e Jashtëm Abbas Araqchi, por nuk është e qartë se sa autoritet kanë ata në strukturën e pushtetit iranian.Kjo pasiguri vjen pas sulmeve të përbashkëta amerikano-izraelite në fillim të luftës, në të cilat u vra lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei.“Një nga gjërat që kemi kuptuar ës

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka deklaruar se Irani duhet të bëjë një reduktim “domethënës” të kapaciteteve të tij për pasurimin e uraniumit, nëse dëshiron t’i plotësojë kërkesat e SHBA-së dhe t’i japë fund luftës shtatë-mujore mes dy vendeve.Në një intervistë ekskluzive për Reuters, Vance tha se Uashingtoni nuk do të mjaftohet me premtime për reduktime të ardhshme, por kërkon masa konkrete nga Teherani.“Nëse nuk dëshironi armë bërthamore, atëherë pse ju nevojitet karburant i pasuruar në 60 për qind? Nëse dëshironi të tregoni përkushtim për të mos ndërtuar armë bërthamore, mos prodhoni karburant shumë të pasuruar”, tha Vance.Sipas tij, çdo marrëveshje e mundshme duhet të përfshijë një reduktim real të kapacitetit iranian për pasurim.“Ne nuk do t’i këmbejmë fjalët me veprime”, tha ai, transmeton Telegrafi.SHBA-ja dhe Irani kanë shkëmbyer gjatë javëve të fundit propozime për përfundimin e luftës dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë. Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar ofertën e fundit të Teheranit dhe ka paralajmëruar se operacionet ushtarake mund të intensifikohen pas zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor.Vance, i cili prej kohësh ka shprehur skepticizëm ndaj përfshirjes së SHBA-së në luftëra jashtë vendit, ka marrë rol të rëndësishëm në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje. Ai kishte ndërmjetësuar një marrëveshje të përkohshme paqeje në qershor, por ajo u shemb shpejt.Një tjetër vështirësi për negociatat, sipas Vance, është pasiguria e Uashingtonit rreth mënyrës se si merren vendimet në Teheran.Ai tha se SHBA-ja po zhvillon kontakte me presidentin iranian Masoud Pezeshkian dhe ministrin e Jashtëm Abbas Araqchi, por nuk është e qartë se sa autoritet kanë ata në strukturën e pushtetit iranian.Kjo pasiguri vjen pas sulmeve të përbashkëta amerikano-izraelite në fillim të luftës, në të cilat u vra lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei.“Një nga gjërat që kemi kuptuar ës

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…