PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
BndShërbimet gjermane të spiunazhit ishin shënjestër e lehtë për një shtet armiqësor
2 min čitanja
Bnd

Shërbimet gjermane të spiunazhit ishin shënjestër e lehtë për një shtet armiqësor

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Arrestimi i ish-shefit të BND-së mund të tingëllojë alarmues, por krahu i inteligjencës së Berlinit prej kohësh është parë si shumë më pak i fuqishëm nga sa do të pritej.Burimi: The Telegraph Përkthimi: Telegrafi.comModernizues, i aftë dhe i ashpër ndaj Rusisë. August Hanning konsiderohej të kishte të gjitha këto gjatë shtatë vjetëve të tij si kreu i inteligjencës gjermane.Tani, reputacioni profesional i këtij ish-shefi të spiunazhit, i cili e drejtoi homologun gjerman të MI6-it - të njohur si BND - nga viti 1998 deri më 2005, është rrënuar pasi u arrestua nën akuzën se dyshohet se i kishte kaluar informacion të klasifikuar një fuqie të huaj të paidentifikuar.Një ish-spiun i cili është habitur nga lajmi është Sir Richard Dearlove, kreu i MI6-it gjatë pothuajse gjithë kohës kur Hanningu ishte në detyrë. “E njihja shumë mirë”, thotë Dearlove. “Ishte i jashtëzakonshëm, një koleg i shkëlqyer. Ai e modernizoi BND-në dhe e zhvendosi nga Pulahu [në Bavari] në Berlin. Gëzonte respekt të madh”.Dearlove, i cili e pa Hanningun për herë të fundit në vitin 2004, shton se ish-kolegu i tij ishte “vërtet i ashpër ndaj Rusisë”, pavarësisht se ishte emëruar nga Gerhard Schröder - nga kancelari gjerman i njohur për qëndrimin e tij të butë dhe më vonë pro-Putin.Prokurorët pretendojnë se pasi u largua nga BND-ja, Hanningu arriti të siguronte nga një punonjës me emrin Manfred D - i cili më parë kishte drejtuar zyrën e tij - “afërsisht dy mijë dokumente, shumë prej të cilave përmbanin informacion të klasifikuar”.Manfred D më pas shërbeu si shef kabineti i pasardhësve të Hanningut në postin e presidentit të BND-së - nga viti 2012 e deri në këtë vit. Gjatë pjesës më të madhe të asaj kohe, Manfred D dyshohet se përdorte qasjen që ia mundësonte pozita e tij për ta furnizuar Hanningun me dokumente kundrejt parave.Sa i përket asaj që Hanning supozohet se ka bërë me këtë informacion, prokurorët thonë se ai “përdori informacione të klasifikuara të inteligjencës” për të “hartuar një analizë për nj

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Arrestimi i ish-shefit të BND-së mund të tingëllojë alarmues, por krahu i inteligjencës së Berlinit prej kohësh është parë si shumë më pak i fuqishëm nga sa do të pritej.Burimi: The Telegraph Përkthimi: Telegrafi.comModernizues, i aftë dhe i ashpër ndaj Rusisë. August Hanning konsiderohej të kishte të gjitha këto gjatë shtatë vjetëve të tij si kreu i inteligjencës gjermane.Tani, reputacioni profesional i këtij ish-shefi të spiunazhit, i cili e drejtoi homologun gjerman të MI6-it - të njohur si BND - nga viti 1998 deri më 2005, është rrënuar pasi u arrestua nën akuzën se dyshohet se i kishte kaluar informacion të klasifikuar një fuqie të huaj të paidentifikuar.Një ish-spiun i cili është habitur nga lajmi është Sir Richard Dearlove, kreu i MI6-it gjatë pothuajse gjithë kohës kur Hanningu ishte në detyrë. “E njihja shumë mirë”, thotë Dearlove. “Ishte i jashtëzakonshëm, një koleg i shkëlqyer. Ai e modernizoi BND-në dhe e zhvendosi nga Pulahu [në Bavari] në Berlin. Gëzonte respekt të madh”.Dearlove, i cili e pa Hanningun për herë të fundit në vitin 2004, shton se ish-kolegu i tij ishte “vërtet i ashpër ndaj Rusisë”, pavarësisht se ishte emëruar nga Gerhard Schröder - nga kancelari gjerman i njohur për qëndrimin e tij të butë dhe më vonë pro-Putin.Prokurorët pretendojnë se pasi u largua nga BND-ja, Hanningu arriti të siguronte nga një punonjës me emrin Manfred D - i cili më parë kishte drejtuar zyrën e tij - “afërsisht dy mijë dokumente, shumë prej të cilave përmbanin informacion të klasifikuar”.Manfred D më pas shërbeu si shef kabineti i pasardhësve të Hanningut në postin e presidentit të BND-së - nga viti 2012 e deri në këtë vit. Gjatë pjesës më të madhe të asaj kohe, Manfred D dyshohet se përdorte qasjen që ia mundësonte pozita e tij për ta furnizuar Hanningun me dokumente kundrejt parave.Sa i përket asaj që Hanning supozohet se ka bërë me këtë informacion, prokurorët thonë se ai “përdori informacione të klasifikuara të inteligjencës” për të “hartuar një analizë për nj

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…