PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Albin kurtiKurti: Kosova ka presidente të re dhe institucione, do të punojmë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel
2 min čitanja
Albin kurti

Kurti: Kosova ka presidente të re dhe institucione, do të punojmë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka Pulës në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës, duke e cilësuar këtë zhvillim si një hap drejt stabilitetit institucional të vendit.Kuvendi i Kosovës e zgjodhi Justina Shiroka Pulën presidente me 81 vota, në seancën e jashtëzakonshme të zhvilluar në orët e para të 7 tetorit. Po në të njëjtën seancë, deputetët miratuan me 88 vota ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Kurti theksoi se me zgjedhjen e presidentes së re, institucionet e Kosovës tashmë kanë siguruar vazhdimësinë e tyre.“Republika ka presidente të re, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, Kosova ka institucione stabile”.Kurti u ndal edhe te ndryshimet ligjore që lidhen me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Ai tha se institucionet do të angazhohen për të mbështetur procesin e apelit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.“Kemi edhe ligjin me ndryshime për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë dhe do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel”.Miratimi i ndryshimeve dhe zgjedhja e presidentes erdhën pas një marrëveshjeje të arritur në momentet e fundit mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza. Ky kompromis mundësoi shmangien e një tjetër bllokade institucionale dhe të zgjedhjeve të parakohshme. Kryeministri falënderoi deputetët që morën pjesë në procesin e votimit, si dhe kreun e PDK-së, Bedri Hamza, për pranimin e propozimit për kandidaten presidenciale.“Falënderoj deputetët pjesëmarrës në votim, sikurse edhe kryetarin Hamza që pranoi propozimin. Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës!”Në përfundim, Kurti uroi presidenten e re dhe qytetarët e Kosovës për zgjedhjen e saj.“Urime presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve”. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka Pulës në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës, duke e cilësuar këtë zhvillim si një hap drejt stabilitetit institucional të vendit.Kuvendi i Kosovës e zgjodhi Justina Shiroka Pulën presidente me 81 vota, në seancën e jashtëzakonshme të zhvilluar në orët e para të 7 tetorit. Po në të njëjtën seancë, deputetët miratuan me 88 vota ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Kurti theksoi se me zgjedhjen e presidentes së re, institucionet e Kosovës tashmë kanë siguruar vazhdimësinë e tyre.“Republika ka presidente të re, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, Kosova ka institucione stabile”.Kurti u ndal edhe te ndryshimet ligjore që lidhen me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Ai tha se institucionet do të angazhohen për të mbështetur procesin e apelit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.“Kemi edhe ligjin me ndryshime për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë dhe do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel”.Miratimi i ndryshimeve dhe zgjedhja e presidentes erdhën pas një marrëveshjeje të arritur në momentet e fundit mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza. Ky kompromis mundësoi shmangien e një tjetër bllokade institucionale dhe të zgjedhjeve të parakohshme. Kryeministri falënderoi deputetët që morën pjesë në procesin e votimit, si dhe kreun e PDK-së, Bedri Hamza, për pranimin e propozimit për kandidaten presidenciale.“Falënderoj deputetët pjesëmarrës në votim, sikurse edhe kryetarin Hamza që pranoi propozimin. Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës!”Në përfundim, Kurti uroi presidenten e re dhe qytetarët e Kosovës për zgjedhjen e saj.“Urime presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve”. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…