PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Prishtina lokaleKomuna e Fushë Kosovës po investon 650 mijë euro në rrugën “Pajazit Islami”
1 min čitanja
Prishtina lokale

Komuna e Fushë Kosovës po investon 650 mijë euro në rrugën “Pajazit Islami”

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Komuna e Fushë Kosovës ka nisur punimet në rrugën “Pajazit Islami”, në kuadër të një projekti investiv me vlerë 650 mijë euro.Drejtori i Investimeve Kapitale në Fushë Kosovë, Arianit Tërmkolli, ka bërë të ditur se projekti parasheh ndërhyrje në disa segmente të infrastrukturës së kësaj rruge.“Po vazhdojmë me investimin në rrugën ‘Pajazit Islami’, me vlerë 650 mijë euro”, ka deklaruar Tërmkolli.Sipas tij, në kuadër të projektit do të realizohet infrastruktura elektrike nëntokësore, kanalizimi atmosferik, parkingjet, shtegu për biçikleta dhe riasfaltimi i rrugës.Vëmendje e veçantë, sipas Tërmkollit, do t’i kushtohet edhe rregullimit të trotuareve.“Me theks të veçantë në hapësirat e trotuarit me kubeza moderne dhe lëvizje të lirë”, ka thënë ai.Punimet do të zhvillohen në dy faza. Fillimisht do të realizohen instalimet infrastrukturore, ndërsa në fazën e dytë do të bëhet rregullimi i trotuareve.Tërmkolli ka bërë të ditur se bashkë me nënkryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Shpend Bardiqi, dhe menaxherët e kontratës, kanë parë nga afër fillimin e punimeve. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Komuna e Fushë Kosovës ka nisur punimet në rrugën “Pajazit Islami”, në kuadër të një projekti investiv me vlerë 650 mijë euro.Drejtori i Investimeve Kapitale në Fushë Kosovë, Arianit Tërmkolli, ka bërë të ditur se projekti parasheh ndërhyrje në disa segmente të infrastrukturës së kësaj rruge.“Po vazhdojmë me investimin në rrugën ‘Pajazit Islami’, me vlerë 650 mijë euro”, ka deklaruar Tërmkolli.Sipas tij, në kuadër të projektit do të realizohet infrastruktura elektrike nëntokësore, kanalizimi atmosferik, parkingjet, shtegu për biçikleta dhe riasfaltimi i rrugës.Vëmendje e veçantë, sipas Tërmkollit, do t’i kushtohet edhe rregullimit të trotuareve.“Me theks të veçantë në hapësirat e trotuarit me kubeza moderne dhe lëvizje të lirë”, ka thënë ai.Punimet do të zhvillohen në dy faza. Fillimisht do të realizohen instalimet infrastrukturore, ndërsa në fazën e dytë do të bëhet rregullimi i trotuareve.Tërmkolli ka bërë të ditur se bashkë me nënkryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Shpend Bardiqi, dhe menaxherët e kontratës, kanë parë nga afër fillimin e punimeve. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…