PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
CiaIsh-oficeri i CIA-s pranon mashtrimin 200 milionë dollarësh, në shtëpi iu gjetën 298 shufra ari
2 min čitanja
Cia

Ish-oficeri i CIA-s pranon mashtrimin 200 milionë dollarësh, në shtëpi iu gjetën 298 shufra ari

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një ish-oficer i CIA-s, në shtëpinë e të cilit autoritetet gjetën qindra shufra ari, ka pranuar fajësinë për përfshirje në një mashtrim prej rreth 200 milionë dollarësh ndaj qeverisë amerikane.David Rush, 49 vjeç, ka pranuar se ka përdorur kontrata të falsifikuara dhe skema me prona të paluajtshme për të përvetësuar fonde publike. Në kuadër të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, ai duhet t’i paguajë qeverisë amerikane dëmshpërblim dhe të heqë dorë nga prona luksoze, automjete, orë dhe pasuri të tjera të lidhura me veprën penale.Rush ka pranuar gjithashtu se i ka dorëzuar sekrete të klasifikuara një zyrtari të një qeverie të huaj, informacion që, sipas prokurorëve, mund të kishte shkaktuar “dëm të rëndë” për sigurinë kombëtare të SHBA-së.“Pandehuri do të deklarohet fajtor sepse është në fakt fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet”, thuhet në dokumentin gjyqësor ku përshkruhet marrëveshja.Rush ishte akuzuar fillimisht për vjedhje të fondeve publike, por tani ka pranuar fajësinë për mashtrim përmes komunikimeve elektronike (wire fraud), transmeton Telegrafi.Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, autoritetet gjetën 298 shufra ari, të cilat ai i kishte marrë duke pretenduar se ishin për “shpenzime të lidhura me punën”. Hetuesit gjetën gjithashtu rreth 2 milionë dollarë cash dhe 35 orë luksoze.Dokumentet e reja gjyqësore zbulojnë se skema ishte shumë më e gjerë. Sipas prokurorëve, Rush kishte krijuar një program të rremë dhe shumë të klasifikuar për të justifikuar blerjen e pronave luksoze në jug të Floridës, të cilat më pas synonte t’i shiste për përfitim personal.Ai kishte përdorur fondet e përfituara në mënyrë të paligjshme për të blerë prona të shtrenjta, ndërsa në një prej tyre kishte angazhuar edhe një dizajner të brendshëm dhe kishte blerë pajisje kuzhine në vlerë prej 40 mijë dollarësh.Prokurorët pretendojnë se Rush “praktikisht veproi si zyrtari i tij i autorizimit”, duke i mundësuar vetes të shpenzonte shuma të mëdha parash të qeverisë amerikane pa mbikëq

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një ish-oficer i CIA-s, në shtëpinë e të cilit autoritetet gjetën qindra shufra ari, ka pranuar fajësinë për përfshirje në një mashtrim prej rreth 200 milionë dollarësh ndaj qeverisë amerikane.David Rush, 49 vjeç, ka pranuar se ka përdorur kontrata të falsifikuara dhe skema me prona të paluajtshme për të përvetësuar fonde publike. Në kuadër të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, ai duhet t’i paguajë qeverisë amerikane dëmshpërblim dhe të heqë dorë nga prona luksoze, automjete, orë dhe pasuri të tjera të lidhura me veprën penale.Rush ka pranuar gjithashtu se i ka dorëzuar sekrete të klasifikuara një zyrtari të një qeverie të huaj, informacion që, sipas prokurorëve, mund të kishte shkaktuar “dëm të rëndë” për sigurinë kombëtare të SHBA-së.“Pandehuri do të deklarohet fajtor sepse është në fakt fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet”, thuhet në dokumentin gjyqësor ku përshkruhet marrëveshja.Rush ishte akuzuar fillimisht për vjedhje të fondeve publike, por tani ka pranuar fajësinë për mashtrim përmes komunikimeve elektronike (wire fraud), transmeton Telegrafi.Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, autoritetet gjetën 298 shufra ari, të cilat ai i kishte marrë duke pretenduar se ishin për “shpenzime të lidhura me punën”. Hetuesit gjetën gjithashtu rreth 2 milionë dollarë cash dhe 35 orë luksoze.Dokumentet e reja gjyqësore zbulojnë se skema ishte shumë më e gjerë. Sipas prokurorëve, Rush kishte krijuar një program të rremë dhe shumë të klasifikuar për të justifikuar blerjen e pronave luksoze në jug të Floridës, të cilat më pas synonte t’i shiste për përfitim personal.Ai kishte përdorur fondet e përfituara në mënyrë të paligjshme për të blerë prona të shtrenjta, ndërsa në një prej tyre kishte angazhuar edhe një dizajner të brendshëm dhe kishte blerë pajisje kuzhine në vlerë prej 40 mijë dollarësh.Prokurorët pretendojnë se Rush “praktikisht veproi si zyrtari i tij i autorizimit”, duke i mundësuar vetes të shpenzonte shuma të mëdha parash të qeverisë amerikane pa mbikëq

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…