PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
PdkPDK përshëndet miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen dhe zgjedhjen e presidentes
2 min čitanja
Pdk

PDK përshëndet miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen dhe zgjedhjen e presidentes

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Partia Demokratike e Kosovës ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe zgjedhjen e presidentes së re të Republikës së Kosovës.Përmes një deklarate, PDK-ja ka thënë se me këto dy vendime Kuvendi i Kosovës ka përmbushur dy kërkesat për të cilat kjo parti kishte insistuar gjatë ditëve të fundit.“Me vendimet e sotme, Kuvendi i Kosovës ka përmbushur dy kërkesat për të cilat Partia Demokratike e Kosovës ka insistuar gjatë ditëve të fundit: miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës”, thuhet në deklaratë.Sipas PDK-së, këto vendime kanë shmangur një krizë të re institucionale dhe kanë mundësuar funksionimin e plotë të institucioneve të Kosovës.“Kosova ka nevojë për institucione stabile, funksionale dhe të përgjegjshme”, ka theksuar kjo parti.PDK-ja ka përmendur edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.“Për institucione të tilla kanë nevojë edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre, në përpjekjen për drejtësi dhe për mbrojtjen e së vërtetës së luftës çlirimtare të Kosovës”, thuhet në deklaratën e PDK-së.Partia Demokratike e Kosovës ka falënderuar deputetët që mbështetën ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.Një falënderim të veçantë, PDK-ja ua ka adresuar edhe mijëra qytetarëve që, për disa net me radhë, protestuan në Prishtinë duke kërkuar miratimin e këtyre ndryshimeve.“Zëri dhe këmbëngulja e tyre ishin pjesë e rëndësishme e këtij procesi”, thuhet në deklaratë.Në fund, PDK-ja ka vlerësuar se pas vendimeve të sotme, Kosova i ka institucionet e saj të konstituuara dhe funksionale.“Tani është koha për punë, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj interesave të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka përfunduar deklarata./Telegrafi.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Partia Demokratike e Kosovës ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe zgjedhjen e presidentes së re të Republikës së Kosovës.Përmes një deklarate, PDK-ja ka thënë se me këto dy vendime Kuvendi i Kosovës ka përmbushur dy kërkesat për të cilat kjo parti kishte insistuar gjatë ditëve të fundit.“Me vendimet e sotme, Kuvendi i Kosovës ka përmbushur dy kërkesat për të cilat Partia Demokratike e Kosovës ka insistuar gjatë ditëve të fundit: miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës”, thuhet në deklaratë.Sipas PDK-së, këto vendime kanë shmangur një krizë të re institucionale dhe kanë mundësuar funksionimin e plotë të institucioneve të Kosovës.“Kosova ka nevojë për institucione stabile, funksionale dhe të përgjegjshme”, ka theksuar kjo parti.PDK-ja ka përmendur edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.“Për institucione të tilla kanë nevojë edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre, në përpjekjen për drejtësi dhe për mbrojtjen e së vërtetës së luftës çlirimtare të Kosovës”, thuhet në deklaratën e PDK-së.Partia Demokratike e Kosovës ka falënderuar deputetët që mbështetën ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.Një falënderim të veçantë, PDK-ja ua ka adresuar edhe mijëra qytetarëve që, për disa net me radhë, protestuan në Prishtinë duke kërkuar miratimin e këtyre ndryshimeve.“Zëri dhe këmbëngulja e tyre ishin pjesë e rëndësishme e këtij procesi”, thuhet në deklaratë.Në fund, PDK-ja ka vlerësuar se pas vendimeve të sotme, Kosova i ka institucionet e saj të konstituuara dhe funksionale.“Tani është koha për punë, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj interesave të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka përfunduar deklarata./Telegrafi.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…