PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
FyerjeMbi 10 sulme fizike në ditë, punonjësit e transportit publik në Zvicër po nënçmohen nga udhëtarët
2 min čitanja
Fyerje

Mbi 10 sulme fizike në ditë, punonjësit e transportit publik në Zvicër po nënçmohen nga udhëtarët

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Punonjësit e transportit publik në Zvicër po përballen gjithnjë e më shpesh me fyerje, kërcënime dhe sulme fizike.Sipas të dhënave të publikuara nga Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB), ndaj stafit të saj raportohen mesatarisht rreth 10 raste agresioni në ditë.Problemi duket se është përkeqësuar pas pandemisë së COVID-19. Përveç sulmeve fizike, punonjësit përballen shpesh me ofendime dhe kërcënime. Megjithatë, jo të gjitha incidentet raportohen, pasi disa punonjës hezitojnë të nisin procedura zyrtare.Në vitin 2025, në Zvicër janë regjistruar 718 kallëzime për dhunë ose kërcënime ndaj personelit të transportit publik. Autoritetet vlerësojnë se numri real mund të jetë më i lartë, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.Edhe PostAuto ka raportuar rritje të rasteve. Gjatë vitit 2025 janë regjistruar 65 sulme ndaj stafit të drejtimit dhe kontrollit, ndërsa deri në fund të korrikut 2026 numri kishte arritur në 145 raste.Incidentet variojnë nga fyerjet dhe kërcënimet deri te sulmet fizike. Në disa raste, punonjësit janë shtyrë, goditur apo kërcënuar gjatë kryerjes së detyrës.SBB ka shtuar masat e sigurisë, përfshirë patrullimet dhe praninë e personelit të sigurisë në trenat dhe linjat ku rreziku konsiderohet më i lartë.Punonjësit dhe sindikatat kërkojnë masa më të forta për mbrojtjen e stafit, si dhe më shumë mbështetje për punonjësit që përballen me situata të dhunshme gjatë punës./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Punonjësit e transportit publik në Zvicër po përballen gjithnjë e më shpesh me fyerje, kërcënime dhe sulme fizike.Sipas të dhënave të publikuara nga Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB), ndaj stafit të saj raportohen mesatarisht rreth 10 raste agresioni në ditë.Problemi duket se është përkeqësuar pas pandemisë së COVID-19. Përveç sulmeve fizike, punonjësit përballen shpesh me ofendime dhe kërcënime. Megjithatë, jo të gjitha incidentet raportohen, pasi disa punonjës hezitojnë të nisin procedura zyrtare.Në vitin 2025, në Zvicër janë regjistruar 718 kallëzime për dhunë ose kërcënime ndaj personelit të transportit publik. Autoritetet vlerësojnë se numri real mund të jetë më i lartë, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.Edhe PostAuto ka raportuar rritje të rasteve. Gjatë vitit 2025 janë regjistruar 65 sulme ndaj stafit të drejtimit dhe kontrollit, ndërsa deri në fund të korrikut 2026 numri kishte arritur në 145 raste.Incidentet variojnë nga fyerjet dhe kërcënimet deri te sulmet fizike. Në disa raste, punonjësit janë shtyrë, goditur apo kërcënuar gjatë kryerjes së detyrës.SBB ka shtuar masat e sigurisë, përfshirë patrullimet dhe praninë e personelit të sigurisë në trenat dhe linjat ku rreziku konsiderohet më i lartë.Punonjësit dhe sindikatat kërkojnë masa më të forta për mbrojtjen e stafit, si dhe më shumë mbështetje për punonjësit që përballen me situata të dhunshme gjatë punës./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…