Skip to comments
Događaj u razvoju
Daut haradinaj

Haradinaj: Të gjithë në shesh, kërkojmë votimin e Ligjit për Specialen

Deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës në shesh, e cila ka në fokus kërkesën për miratimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.Ai ka thënë se kanë mbetur vetëm edhe pak orë në dispozicion për miratimin e këtij ligji, duke u bërë thirrje deputetëve që ta votojnë atë në lexim të dytë.Haradinaj, përmes një adresimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga qytetarët që t’i bashkohen protestës dhe të përcjellin një kërkesë të përbashkët për deputetët e Kuvendit.“Ju ftoj të gjithëve në shesh që të bashkoheni me thirrjen e vetme për të gjithë deputetët që ta votojnë Ligjin për Specialen në lexim të dytë dhe në rast se shkohet në zgjedhje, për dinjitetin e atyre që kanë luftuar dhe për nderin dhe respektin e luftës tonë dhe për nderin e bashkëluftëtarëve në Hagë, ta kryejmë këtë detyrë”, ka deklaruar Haradinaj.Ai ka theksuar se, sipas tij, ende ka kohë që çështja të përmbyllet, duke e cilësuar miratimin e ligjit si çështje procedurale.“Nuk është vonë, i kemi edhe katër orë. Mund ta zgjedhim bashkërisht. Është çështje krejt procedurale. T’i kthejmë bashkëluftëtarët tanë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.Thirrja e tij vjen në kohën kur në shesh po zhvillohet protesta me kërkesën për miratimin e Ligjit për Gjykatën Speciale./Telegrafi.

Objavljeno · ažurirano 20:43 · 1 min čitanja

Slika uz članak: Haradinaj: Të gjithë në shesh, kërkojmë votimin e Ligjit për SpecialenFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës në shesh, e cila ka në fokus kërkesën për miratimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.Ai ka thënë se kanë mbetur vetëm edhe pak orë në dispozicion për miratimin e këtij ligji, duke u bërë thirrje deputetëve që ta votojnë atë në lexim të dytë.Haradinaj, përmes një adresimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga qytetarët që t’i bashkohen protestës dhe të përcjellin një kërkesë të përbashkët për deputetët e Kuvendit.“Ju ftoj të gjithëve në shesh që të bashkoheni me thirrjen e vetme për të gjithë deputetët që ta votojnë Ligjin për Specialen në lexim të dytë dhe në rast se shkohet në zgjedhje, për dinjitetin e atyre që kanë luftuar dhe për nderin dhe respektin e luftës tonë dhe për nderin e bashkëluftëtarëve në Hagë, ta kryejmë këtë detyrë”, ka deklaruar Haradinaj.Ai ka theksuar se, sipas tij, ende ka kohë që çështja të përmbyllet, duke e cilësuar miratimin e ligjit si çështje procedurale.“Nuk është vonë, i kemi edhe katër orë. Mund ta zgjedhim bashkërisht. Është çështje krejt procedurale. T’i kthejmë bashkëluftëtarët tanë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.Thirrja e tij vjen në kohën kur në shesh po zhvillohet protesta me kërkesën për miratimin e Ligjit për Gjykatën Speciale./Telegrafi.

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...