Llogari të rremeEksperti ngre alarmin: Llogari të rreme me emra shqiptarë nxisnin dhunë, fushatë e koordinuar me elemente serbo-ruse
2 min čitanja
Llogari të rreme
Eksperti ngre alarmin: Llogari të rreme me emra shqiptarë nxisnin dhunë, fushatë e koordinuar me elemente serbo-ruse
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Thirrjet për dhunë dhe përplasje politike në rrjetet sociale janë shtuar ditëve të fundit, ndërsa në Facebook janë identifikuar një numër llogarish që kanë shpërndarë në mënyrë të përsëritur mesazhe nxitëse kundër institucioneve, deputetëve, protestuesve dhe gazetarëve.Sipas një hulumtimi të ekspertit të sigurisë kibernetike, Halil Berisha, disa prej këtyre llogarive kanë vepruar në mënyrë të koordinuar, duke publikuar komente të njëjta ose shumë të ngjashme në postimet e mediave dhe subjekteve politike.Berisha thotë se llogaritë përdornin emra shqiptarë, por në Facebook ishin të regjistruara si faqe me kategorinë “Musician/Band”. Në përmbajtjet e tyre, sipas tij, janë shfaqur thirrje për djegie institucionesh, përplasje fizike dhe ndëshkim të kundërshtarëve politikë. Sipas Berishës, intensifikimi i këtyre mesazheve është vërejtur me afrimin e vendimit të 16 shtatorit dhe zhvillimeve që lidhen me Gjykatën Speciale.Ai vlerëson se mënyra e përsëritur e publikimit të përmbajtjeve dhe ngjashmëria mes mesazheve paraqesin elemente të një fushate të koordinuar.Berisha e ka krahasuar këtë model me taktika të përdorura në operacione të njohura të ndikimit rus. Megjithatë, kjo lidhje nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur nga Radio Evropa e Lirë.“Thirrjet për dhunë nuk janë vetëm ndaj njërës palë, por drejtohen ndaj të gjithëve, në mënyrë që të krijohet përplasje në rrjete sociale dhe, rrjedhimisht, të nxitet dhuna”, ka deklaruar Berisha për REL-in. Pas publikimit të hulumtimit, sipas Berishës, disa prej profileve të identifikuara janë mbyllur, ndërsa disa të tjera kanë ndryshuar emrat dhe identitetin e tyre në Facebook.Sipas tij, dy profile që kishin publikuar thirrje për djegie dhe paralajmërime për “luftë civile” janë mbyllur. Berisha e sheh ndryshimin e identitetit dhe mbylljen e profileve si një tregues shtesë se ato nuk kanë funksionuar në mënyrë autentike.Eksperti thotë se ditëve të fundit është vërejtur një rritje e dukshme e përmbajtjeve që nxisin dhunë, duke fill
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.