PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Milorad dodikDodik i shpëton sanksioneve amerikane, kompania e afërt me Trumpin futet në projektin miliardësh të gazit në Bosnje
2 min čitanja
Milorad dodik

Dodik i shpëton sanksioneve amerikane, kompania e afërt me Trumpin futet në projektin miliardësh të gazit në Bosnje

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Përfshirja e një kompanie të vogël amerikane, e lidhur me bashkëpunëtorë të presidentit amerikan, Donald Trump, në një projekt energjetik në Bosnje dhe Hercegovinë me vlerë mbi 1.5 miliardë dollarë ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si Shtëpia e Bardhë mund të jetë duke përdorur ndikimin e saj në këtë shtet të brishtë ballkanik.Ligjvënës amerikanë e akuzojnë administratën Trump se ka hequr sanksionet ndaj liderit separatist të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, me qëllim pasurimin dhe fuqizimin e aleatëve të presidentit, duke dëmtuar në këtë proces interesat afatgjata të politikës së jashtme amerikane në rajon.Të dielën, Dodik e lavdëroi Trumpin pasi partia e tij nacionaliste serbe fitoi një nga tri vendet në presidencën e Bosnjës dhe Hercegovinës. Sistemi kompleks i ndarjes së pushtetit në vend parashikon tri vende në presidencë, të ndara mes komuniteteve boshnjake, serbe dhe kroate.“Po të mos ishte fitorja madhështore e Donald Trumpit, ndoshta sot do të ishim kufoma politike”, u tha Dodik mbështetësve në një fjalim, duke falënderuar gjithashtu presidentin rus Vladimir Putin për mbështetjen.AAFS Infrastructure & Energy, kompani e themeluar në SHBA vitin e kaluar dhe e drejtuar nga ish-avokati personal i Trumpit, Jesse Binnall, si dhe Joseph Flynn, vëllai i gjeneralit Michael Flynn, një aleat i Trumpit, është pranë sigurimit të një kontrate për zhvillimin e Gazsjellësit të Interkoneksionit Jugor.Projekti është diskutuar prej vitesh nga zyrtarët boshnjakë, por për një kohë të gjatë është kundërshtuar nga Dodik, i cili ka lidhje të ngushta me Kremlinin. Megjithatë, Dodik, partia e të cilit ka të drejtë vetoje në parlamentin e Bosnjës, tha se nuk do ta pengonte projektin pas njoftimit për përfshirjen e AAFS-së në prill.Gjashtë muaj më herët, administrata Trump kishte hequr sanksionet ndaj Dodikut, të vendosura nga Thesari amerikan pothuajse një dekadë më parë.Gazsjellësi do ta lidhte Bosnjën dhe Hercegovinën me rrjetin e gazit të Kroacisë, duke i mundësuar vendit të

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Përfshirja e një kompanie të vogël amerikane, e lidhur me bashkëpunëtorë të presidentit amerikan, Donald Trump, në një projekt energjetik në Bosnje dhe Hercegovinë me vlerë mbi 1.5 miliardë dollarë ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si Shtëpia e Bardhë mund të jetë duke përdorur ndikimin e saj në këtë shtet të brishtë ballkanik.Ligjvënës amerikanë e akuzojnë administratën Trump se ka hequr sanksionet ndaj liderit separatist të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, me qëllim pasurimin dhe fuqizimin e aleatëve të presidentit, duke dëmtuar në këtë proces interesat afatgjata të politikës së jashtme amerikane në rajon.Të dielën, Dodik e lavdëroi Trumpin pasi partia e tij nacionaliste serbe fitoi një nga tri vendet në presidencën e Bosnjës dhe Hercegovinës. Sistemi kompleks i ndarjes së pushtetit në vend parashikon tri vende në presidencë, të ndara mes komuniteteve boshnjake, serbe dhe kroate.“Po të mos ishte fitorja madhështore e Donald Trumpit, ndoshta sot do të ishim kufoma politike”, u tha Dodik mbështetësve në një fjalim, duke falënderuar gjithashtu presidentin rus Vladimir Putin për mbështetjen.AAFS Infrastructure & Energy, kompani e themeluar në SHBA vitin e kaluar dhe e drejtuar nga ish-avokati personal i Trumpit, Jesse Binnall, si dhe Joseph Flynn, vëllai i gjeneralit Michael Flynn, një aleat i Trumpit, është pranë sigurimit të një kontrate për zhvillimin e Gazsjellësit të Interkoneksionit Jugor.Projekti është diskutuar prej vitesh nga zyrtarët boshnjakë, por për një kohë të gjatë është kundërshtuar nga Dodik, i cili ka lidhje të ngushta me Kremlinin. Megjithatë, Dodik, partia e të cilit ka të drejtë vetoje në parlamentin e Bosnjës, tha se nuk do ta pengonte projektin pas njoftimit për përfshirjen e AAFS-së në prill.Gjashtë muaj më herët, administrata Trump kishte hequr sanksionet ndaj Dodikut, të vendosura nga Thesari amerikan pothuajse një dekadë më parë.Gazsjellësi do ta lidhte Bosnjën dhe Hercegovinën me rrjetin e gazit të Kroacisë, duke i mundësuar vendit të

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…