Numri i ushtarveTë rinjtë nuk duan t’i bashkohen ushtrisë në Zvicër, numri i ushtarëve pritet të bjerë nën 130 mijë
2 min čitanja
Numri i ushtarve
Të rinjtë nuk duan t’i bashkohen ushtrisë në Zvicër, numri i ushtarëve pritet të bjerë nën 130 mijë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ushtria zvicerane po përballet me një sfidë në rritje për sigurimin e rekrutëve të rinj. Sipas Departamentit Federal të Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit (DDPS), numri i personelit ushtarak pritet të bjerë nën 130 mijë deri në vitin 2030, ndërsa autoritetet po përgatisin masa të reja për ta frenuar këtë trend.Çështja e rekrutimit të ushtarëve është kthyer në një nga temat më të debatuara në politikën zvicerane të sigurisë.Aktualisht, ushtria ka rreth 147,017 pjesëtarë, të shpërndarë në njësi të ndryshme. Ky numër konsiderohet ende i mjaftueshëm për të ruajtur objektivin e të paktën 100 mijë personelit në rast të mobilizimit.Sipas regjistrimit të ri të ushtrisë, rreth 70 për qind e personave që i nënshtrohen shërbimit ushtarak janë të aftë për shërbim. Numri i tyre, për shkak të zhvillimeve demografike, po rritet në mënyrë të moderuar, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.Megjithatë, problemi qëndron te numri i madh i atyre që largohen nga ushtria.Humbin rreth 12 mijë rekrutë çdo vitNga afro 26 mijë rekrutë që regjistrohen çdo vit, ushtria humbet pothuajse 12 mijë, kryesisht për shkak të kalimit nga shërbimi ushtarak në atë civil.Ky trend pritet të përkeqësohet në vitet e ardhshme. Sipas parashikimeve të DDPS-së, deri në vitin 2030 numri i personelit ushtarak mund të zbresë nën 130 mijë.Autoritetet zvicerane po shqyrtojnë dhe zbatojnë modele më fleksibile të trajnimit dhe zhvillimit të karrierës, me synimin për ta bërë shërbimin ushtarak më tërheqës për të rinjtë.Qershorin e kaluar, qytetarët zviceranë votuan gjithashtu për këtë çështje, duke mbështetur ndryshime që e bëjnë më të vështirë kalimin nga shërbimi ushtarak në atë civil.Rritet përqindja e grave në ushtriNë mes të rënies së përgjithshme të rekrutimit, një zhvillim tjetër po shkon në drejtim të kundërt: përqindja e grave në ushtrinë zvicerane vazhdon të rritet.Sipas DDPS-së, gratë tregojnë interes të veçantë për pozitat drejtuese, të cilat zakonisht kërkojnë një periudhë më të gjatë shërbimi ushtarak.Pë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.