SuediaSuedia dërgon sisteme Patriot dhe aeroplanë Gripen në Poloni
1 min čitanja
Suedia
Suedia dërgon sisteme Patriot dhe aeroplanë Gripen në Poloni
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Suedia do të vendosë sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot dhe aeroplanë luftarakë Gripen në Poloni, në kuadër të përpjekjeve për forcimin e sigurisë së një prej rrugëve kryesore të furnizimit të Ukrainës.Kryeministri suedez, Ulf Kristersson njoftoi se sistemet Patriot dhe aeroplanët Gripen do të angazhohen për mbrojtjen e një qendre logjistike të NATO-s në Poloni.Përmes kësaj qendre transportohen armë dhe ndihma të tjera nga vendet aleate drejt Ukrainës. Për këtë arsye, mbrojtja e saj konsiderohet e rëndësishme për vazhdimësinë e furnizimeve ushtarake për Kievin. Vendosja e kapaciteteve suedeze synon të rrisë mbrojtjen ajrore të zonës dhe të sigurojë infrastrukturën përmes së cilës kalon një pjesë e rëndësishme e ndihmës ndërkombëtare për Ukrainën.Kristersson e lidhi gjithashtu forcimin e angazhimit suedez në NATO me ndryshimin e politikës së sigurisë së vendit pas pushtimit rus të Ukrainës.Ai rikujtoi se vendimi i Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO ishte një pasojë e drejtpërdrejtë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.