PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Mediat socialeZvicra frikësohet për protesta të mundshme si në Francë, policia del me paralajmërim për të rinjtë
2 min čitanja
Mediat sociale

Zvicra frikësohet për protesta të mundshme si në Francë, policia del me paralajmërim për të rinjtë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Protestat studentore që kanë nisur në Francë, fillimisht si reagim ndaj mungesës së mësuesve dhe gjendjes së dobët të shkollave, janë shoqëruar me episode të dhunshme.E këto protesta po shkaktojnë shqetësim edhe në Zvicër, pasi, mund të organizohen edhe në këtë shtet.Ky alarmim ka nxitur policinë kantonale të Valais, që të paralajmërojnë të rinjtë, se nëse mendojnë të bëjnë thirrje për protesta të tilla nëpër rrjetet sociale, pasojat do jenë të mëdha për ta.Kjo pasi, pamje të dhunës gjatë protestave janë shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, duke mbledhur miliona shikime. Në disa prej tyre shihen objekte shkollore të dëmtuara, automjete zjarrfikëse të përfshira nga flakët dhe përleshje të dhunshme.Sipas raportimeve, gjatë protestave janë regjistruar edhe sulme ndaj pjesëtarëve të stafit arsimor dhe policisë. Në një rast, një praktikante policie është goditur rëndë dhe ka pasur nevojë për trajtim spitalor. Në një tjetër incident, një drejtoreshë shkolle është spërkatur me benzinë, ndërsa në Tuluzë një mësues është sulmuar nga disa adoleshentë.Prandaj, policia zvicerane është veçanërisht e shqetësuar për mënyrën se si këto pamje dhe thirrje po qarkullojnë në internet, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.“Postimet po qarkullojnë në mediat sociale duke bërë thirrje për bllokimin e shkollave, veçanërisht në lidhje me lëvizjet e vërejtura jashtë vendit”, thuhet në paralajmërimin e policisë kantonale të Valais.Sipas policisë, përfshirja në veprime të tilla mund të ketë pasoja edhe në botën reale. Bllokimi i shkollave, dëmtimi i pronës dhe thirrjet për aktivitete të paligjshme mund të çojnë në masa disiplinore apo procedura ligjore.Autoritetet theksojnë se përgjegjësia nuk kufizohet vetëm te personat që janë fizikisht të pranishëm në protesta. Edhe përhapja apo mbështetja online e veprimeve të paligjshme mund të ketë pasoja, në varësi të rrethanave.Policia paralajmëron gjithashtu të rinjtë se gjurmët e lëna në internet mund të ndikojnë në të ardhmen e tyre profesionale.“

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Protestat studentore që kanë nisur në Francë, fillimisht si reagim ndaj mungesës së mësuesve dhe gjendjes së dobët të shkollave, janë shoqëruar me episode të dhunshme.E këto protesta po shkaktojnë shqetësim edhe në Zvicër, pasi, mund të organizohen edhe në këtë shtet.Ky alarmim ka nxitur policinë kantonale të Valais, që të paralajmërojnë të rinjtë, se nëse mendojnë të bëjnë thirrje për protesta të tilla nëpër rrjetet sociale, pasojat do jenë të mëdha për ta.Kjo pasi, pamje të dhunës gjatë protestave janë shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, duke mbledhur miliona shikime. Në disa prej tyre shihen objekte shkollore të dëmtuara, automjete zjarrfikëse të përfshira nga flakët dhe përleshje të dhunshme.Sipas raportimeve, gjatë protestave janë regjistruar edhe sulme ndaj pjesëtarëve të stafit arsimor dhe policisë. Në një rast, një praktikante policie është goditur rëndë dhe ka pasur nevojë për trajtim spitalor. Në një tjetër incident, një drejtoreshë shkolle është spërkatur me benzinë, ndërsa në Tuluzë një mësues është sulmuar nga disa adoleshentë.Prandaj, policia zvicerane është veçanërisht e shqetësuar për mënyrën se si këto pamje dhe thirrje po qarkullojnë në internet, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.“Postimet po qarkullojnë në mediat sociale duke bërë thirrje për bllokimin e shkollave, veçanërisht në lidhje me lëvizjet e vërejtura jashtë vendit”, thuhet në paralajmërimin e policisë kantonale të Valais.Sipas policisë, përfshirja në veprime të tilla mund të ketë pasoja edhe në botën reale. Bllokimi i shkollave, dëmtimi i pronës dhe thirrjet për aktivitete të paligjshme mund të çojnë në masa disiplinore apo procedura ligjore.Autoritetet theksojnë se përgjegjësia nuk kufizohet vetëm te personat që janë fizikisht të pranishëm në protesta. Edhe përhapja apo mbështetja online e veprimeve të paligjshme mund të ketë pasoja, në varësi të rrethanave.Policia paralajmëron gjithashtu të rinjtë se gjurmët e lëna në internet mund të ndikojnë në të ardhmen e tyre profesionale.“

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…