PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Faton fetahuFetahu i përgjigjet Kurtit: Projektligji për Specialen mund të votohet sot, nuk ka detyrim të pritet 72 orë
2 min čitanja
Faton fetahu

Fetahu i përgjigjet Kurtit: Projektligji për Specialen mund të votohet sot, nuk ka detyrim të pritet 72 orë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Avokati i PDK-së, Faton Fetahu, ka kundërshtuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti lidhur me procedurën për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.Fetahu ka thënë se pretendimi se Projektligji nuk mund të shqyrtohet në lexim të dytë pa kaluar 72 orë nga leximi i parë është “tërësisht i paqëndrueshëm juridikisht” dhe, sipas tij, nuk përputhet me konstatimet e Gjykatës Kushtetuese në aktgjykimin e 9 janarit 2026.Sipas tij, afati prej 72 orësh përcaktohet në nenin 85 të Rregullores së Kuvendit, i cili lidhet me procedurën e përshpejtuar. Megjithatë, Fetahu thekson se kjo nuk është e vetmja mundësi procedurale që ka Kuvendi.Ai i është referuar nenit 123 të Rregullores së Kuvendit, i cili, sipas tij, lejon shmangien nga afatet procedurale me propozimin e së paku gjashtë deputetëve dhe me votën e dy të tretave të deputetëve të pranishëm.“Pikërisht ky institut mund të zbatohet për fazën e shqyrtimit të dytë të këtij Projektligji”, ka deklaruar Fetahu. Avokati i PDK-së ka kundërshtuar edhe krahasimin me 13 ligjet e miratuara më 5 dhjetor 2024, të cilat Gjykata Kushtetuese i kishte shpallur jokushtetuese.Fetahu, i cili thotë se ka qenë avokat i autorizuar i PDK-së në procedurat kushtetuese lidhur me ato ligje, ka argumentuar se Gjykata nuk i kishte shpallur ato jokushtetuese për shkak të mosrespektimit të procedurës së përshpejtuar të nenit 85.Sipas tij, problemi kishte qenë mënyra se si ishte përdorur neni 123.Ai ka thënë se në rastin e ligjeve të 5 dhjetorit, dy leximet ishin zhvilluar brenda një kohe jashtëzakonisht të shkurtër, ndërsa për faza të ndryshme të punës së komisioneve ishin lënë vetëm disa minuta.“Gjykata nuk e kontestoi ekzistencën e nenit 123, por ajo kontestoi zbatimin e tij në një mënyrë që e zbrazte procedurën parlamentare nga përmbajtja e saj kushtetuese”, ka deklaruar Fetahu. Fetahu vlerëson se situata aktuale është ndryshe nga ajo e vitit 2024.Sipas tij, materialet e Projektligjit për Dh

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Avokati i PDK-së, Faton Fetahu, ka kundërshtuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti lidhur me procedurën për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.Fetahu ka thënë se pretendimi se Projektligji nuk mund të shqyrtohet në lexim të dytë pa kaluar 72 orë nga leximi i parë është “tërësisht i paqëndrueshëm juridikisht” dhe, sipas tij, nuk përputhet me konstatimet e Gjykatës Kushtetuese në aktgjykimin e 9 janarit 2026.Sipas tij, afati prej 72 orësh përcaktohet në nenin 85 të Rregullores së Kuvendit, i cili lidhet me procedurën e përshpejtuar. Megjithatë, Fetahu thekson se kjo nuk është e vetmja mundësi procedurale që ka Kuvendi.Ai i është referuar nenit 123 të Rregullores së Kuvendit, i cili, sipas tij, lejon shmangien nga afatet procedurale me propozimin e së paku gjashtë deputetëve dhe me votën e dy të tretave të deputetëve të pranishëm.“Pikërisht ky institut mund të zbatohet për fazën e shqyrtimit të dytë të këtij Projektligji”, ka deklaruar Fetahu. Avokati i PDK-së ka kundërshtuar edhe krahasimin me 13 ligjet e miratuara më 5 dhjetor 2024, të cilat Gjykata Kushtetuese i kishte shpallur jokushtetuese.Fetahu, i cili thotë se ka qenë avokat i autorizuar i PDK-së në procedurat kushtetuese lidhur me ato ligje, ka argumentuar se Gjykata nuk i kishte shpallur ato jokushtetuese për shkak të mosrespektimit të procedurës së përshpejtuar të nenit 85.Sipas tij, problemi kishte qenë mënyra se si ishte përdorur neni 123.Ai ka thënë se në rastin e ligjeve të 5 dhjetorit, dy leximet ishin zhvilluar brenda një kohe jashtëzakonisht të shkurtër, ndërsa për faza të ndryshme të punës së komisioneve ishin lënë vetëm disa minuta.“Gjykata nuk e kontestoi ekzistencën e nenit 123, por ajo kontestoi zbatimin e tij në një mënyrë që e zbrazte procedurën parlamentare nga përmbajtja e saj kushtetuese”, ka deklaruar Fetahu. Fetahu vlerëson se situata aktuale është ndryshe nga ajo e vitit 2024.Sipas tij, materialet e Projektligjit për Dh

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…