PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Dezinfektim stallashNë Zvicër përhapet sëmundja e derrave, vriten mbi 10 mijë të tillë në kohë rekord
2 min čitanja
Dezinfektim stallash

Në Zvicër përhapet sëmundja e derrave, vriten mbi 10 mijë të tillë në kohë rekord

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Shumë ferma derrash kanë qenë të detyruara të therrin kafshët e tyre në javët e fundit, për shkak të një sëmundjeje të kafshëve. Sëmundja e mushkërive, apo, si njihet pneumonia enzotike (EP), u zbulua në një fermë derrash që përfshinte disa kantone.Ndërsa, raportet fillestare treguan se 10,500 kafshë janë therur ose vrarë tashmë në të gjithë Zvicrën."Një pastrim i plotë i fermave të kujdesit të të kafshëve theu zinxhirët e infeksionit dhe kështu duhet të parandalojë përhapjen e mëtejshme të EP-së", tha në një deklaratë shërbimi veterinar i Kantonit të Lucernës. Sipas qeverisë federale, shpërthimi aktual është i jashtëzakonshëm, veçanërisht për shkak të dimensionit të tij epidemiologjik.Në Zvicër, rreth 2.3 milionë derra theren rregullisht çdo vit - afërsisht 6500 në ditë, por, shqetësimi kryesor është të përhapja e infeksionit, shkruan Blick transmeton Telegrafi.Prandaj, të gjitha kafshët në fermat e mbarështimit duhej të vriteshin ose të therreshin. Më pas, stallat pastrohen dhe dezinfektohen dhe duhet të mbeten bosh për dhjetë ditë. Kjo masë drastike ishte e nevojshme për të mbrojtur popullatën zvicerane të derrave nga infeksioni.Sëmundja që preku derrat këtë vit në Zvicër në fakt ishte e konsideruar e zhdukur për rreth 20 vjet dhe e keqja është se shpërthimet e përhapjes së infeksionit janë ende të mundshme.Meqenëse sëmundja e mushkërive mund të transmetohet si nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë midis derrave ashtu edhe nëpërmjet ajrit, veterinerët tani po vizitojnë fermat e vendosura pranë fermave aktualisht të mbyllura.Sëmundja nuk është e rrezikshme për njerëzit, pasi, mishi i bartësve të shëndetshëm mund të konsumohet pa shqetësime. Megjithatë, rreth 930 kafshë që nuk mund të eksportoheshin dhe as të thereshin u vranë javën e kaluar./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Shumë ferma derrash kanë qenë të detyruara të therrin kafshët e tyre në javët e fundit, për shkak të një sëmundjeje të kafshëve. Sëmundja e mushkërive, apo, si njihet pneumonia enzotike (EP), u zbulua në një fermë derrash që përfshinte disa kantone.Ndërsa, raportet fillestare treguan se 10,500 kafshë janë therur ose vrarë tashmë në të gjithë Zvicrën."Një pastrim i plotë i fermave të kujdesit të të kafshëve theu zinxhirët e infeksionit dhe kështu duhet të parandalojë përhapjen e mëtejshme të EP-së", tha në një deklaratë shërbimi veterinar i Kantonit të Lucernës. Sipas qeverisë federale, shpërthimi aktual është i jashtëzakonshëm, veçanërisht për shkak të dimensionit të tij epidemiologjik.Në Zvicër, rreth 2.3 milionë derra theren rregullisht çdo vit - afërsisht 6500 në ditë, por, shqetësimi kryesor është të përhapja e infeksionit, shkruan Blick transmeton Telegrafi.Prandaj, të gjitha kafshët në fermat e mbarështimit duhej të vriteshin ose të therreshin. Më pas, stallat pastrohen dhe dezinfektohen dhe duhet të mbeten bosh për dhjetë ditë. Kjo masë drastike ishte e nevojshme për të mbrojtur popullatën zvicerane të derrave nga infeksioni.Sëmundja që preku derrat këtë vit në Zvicër në fakt ishte e konsideruar e zhdukur për rreth 20 vjet dhe e keqja është se shpërthimet e përhapjes së infeksionit janë ende të mundshme.Meqenëse sëmundja e mushkërive mund të transmetohet si nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë midis derrave ashtu edhe nëpërmjet ajrit, veterinerët tani po vizitojnë fermat e vendosura pranë fermave aktualisht të mbyllura.Sëmundja nuk është e rrezikshme për njerëzit, pasi, mishi i bartësve të shëndetshëm mund të konsumohet pa shqetësime. Megjithatë, rreth 930 kafshë që nuk mund të eksportoheshin dhe as të thereshin u vranë javën e kaluar./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…