PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Carl bildtBildt paralajmëron për rritje të tensioneve në Ballkan, në fokus zgjedhjet në Serbi
2 min čitanja
Carl bildt

Bildt paralajmëron për rritje të tensioneve në Ballkan, në fokus zgjedhjet në Serbi

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ish-kryeministri dhe ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, ka paralajmëruar për rritje të paqëndrueshmërisë politike në Ballkanin Perëndimor, duke vlerësuar se zhvillimet në Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë mund të ndërthuren dhe të prodhojnë pasoja përtej kufijve të këtyre vendeve.Në një analizë të publikuar në “Radar”, Bildt ka theksuar se tensionet nacionaliste po rikthehen në rajon, ndërsa marrëdhëniet mes Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës janë përkeqësuar dhe procesi i integrimit evropian ka humbur një pjesë të rëndësishme të vrullit.Sipas tij, “politika e zymtë” po rikthehet në Ballkan, ndërsa mungesa e një angazhimi të fortë ndërkombëtar po krijon hapësirë për rritjen e pasigurive politike. Bildt ka përmendur si një nga zhvillimet shqetësuese edhe funeralin gjysmëzyrtar në Beograd të Ratko Mladiçit, ish-komandantit ushtarak serb të Bosnjës, i dënuar për krime lufte.Ai vlerëson se ky zhvillim ka rikthyer në vëmendje traumat e luftërave të viteve ’90 dhe ka ushqyer tensionet nacionaliste, veçanërisht për shkak të figurës së Mladiçit dhe perceptimit të tij ende pozitiv në mesin e një pjese të serbëve të Bosnjës.Sipas Bildt, këto zhvillime nuk duhet të shihen të izoluara, pasi ato mund të ndikojnë në klimën e përgjithshme politike në rajon. Një pjesë të rëndësishme të analizës së tij Bildt ia kushton Bosnjës dhe Hercegovinës, ku zgjedhjet e tetorit, sipas tij, mund të kenë pasoja të mëdha për të ardhmen politike dhe kushtetuese të vendit.Ai paralajmëron për mundësinë e bashkëpunimit mes forcave nacionaliste serbe dhe kroate që kërkojnë ndryshime në strukturën kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës.Një skenar i tillë, sipas Bildt, mund të perceptohet si kërcënim nga komuniteti boshnjak dhe të nxisë një cikël të ri përplasjesh politike.Ish-kryeministri suedez e lidh këtë rrezik edhe me atë që e konsideron si një angazhim më të dobët të Shteteve të Bashkuara në çështjet e brendshme të Bosnjës dhe Hercegovinës. Në fokusin e analizës së Bildt është

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ish-kryeministri dhe ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, ka paralajmëruar për rritje të paqëndrueshmërisë politike në Ballkanin Perëndimor, duke vlerësuar se zhvillimet në Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë mund të ndërthuren dhe të prodhojnë pasoja përtej kufijve të këtyre vendeve.Në një analizë të publikuar në “Radar”, Bildt ka theksuar se tensionet nacionaliste po rikthehen në rajon, ndërsa marrëdhëniet mes Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës janë përkeqësuar dhe procesi i integrimit evropian ka humbur një pjesë të rëndësishme të vrullit.Sipas tij, “politika e zymtë” po rikthehet në Ballkan, ndërsa mungesa e një angazhimi të fortë ndërkombëtar po krijon hapësirë për rritjen e pasigurive politike. Bildt ka përmendur si një nga zhvillimet shqetësuese edhe funeralin gjysmëzyrtar në Beograd të Ratko Mladiçit, ish-komandantit ushtarak serb të Bosnjës, i dënuar për krime lufte.Ai vlerëson se ky zhvillim ka rikthyer në vëmendje traumat e luftërave të viteve ’90 dhe ka ushqyer tensionet nacionaliste, veçanërisht për shkak të figurës së Mladiçit dhe perceptimit të tij ende pozitiv në mesin e një pjese të serbëve të Bosnjës.Sipas Bildt, këto zhvillime nuk duhet të shihen të izoluara, pasi ato mund të ndikojnë në klimën e përgjithshme politike në rajon. Një pjesë të rëndësishme të analizës së tij Bildt ia kushton Bosnjës dhe Hercegovinës, ku zgjedhjet e tetorit, sipas tij, mund të kenë pasoja të mëdha për të ardhmen politike dhe kushtetuese të vendit.Ai paralajmëron për mundësinë e bashkëpunimit mes forcave nacionaliste serbe dhe kroate që kërkojnë ndryshime në strukturën kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës.Një skenar i tillë, sipas Bildt, mund të perceptohet si kërcënim nga komuniteti boshnjak dhe të nxisë një cikël të ri përplasjesh politike.Ish-kryeministri suedez e lidh këtë rrezik edhe me atë që e konsideron si një angazhim më të dobët të Shteteve të Bashkuara në çështjet e brendshme të Bosnjës dhe Hercegovinës. Në fokusin e analizës së Bildt është

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…