PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Apartamente t rejaMbi 300 banorë në Zvicër frikësohen se do t’u shemben banesat, pas idesë së një projekti të ri të ndërtimit
2 min čitanja
Apartamente t reja

Mbi 300 banorë në Zvicër frikësohen se do t’u shemben banesat, pas idesë së një projekti të ri të ndërtimit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Mbi 300 banorë të një kompleksi banesor në lagjen Weinegg të Cyrihut janë të shqetësuar për të ardhmen e banesave të tyre, pasi një kompani e lidhur me UBS planifikon një projekt të ri ndërtimi në këtë zonë.Kompleksi aktualisht përbëhet nga 119 banesa, ndërsa plani i ri parashikon ndërtimin e rreth 300 apartamenteve.Shumica e ndërtesave janë ndërtuar në vitin 1952 dhe, sipas administrimit të pronës, kanë nevojë për investime dhe rinovime të mëdha. Për zhvillimin e projektit është angazhuar kompania e pasurive të paluajtshme Halter.Banorët frikësohen se projekti mund të nënkuptojë prishjen e ndërtesave ekzistuese dhe ndërtimin e një kompleksi të ri, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.Për këtë arsye, një grup banorësh ka nisur një peticion kundër projektit. Ata kërkojnë që të shmanget prishja e banesave ekzistuese dhe që, nëse ndërhyrjet janë të domosdoshme, ato të realizohen në faza. Gjithashtu kërkojnë qira të përballueshme dhe informim më transparent për të ardhmen e kompleksit.Shqetësimi kryesor lidhet me rritjen e mundshme të qirave. Një banore aktualisht paguan rreth 2 mijë franga në muaj për një apartament me tri dhoma dhe 75 metra katrorë. Sipas vlerësimeve të përmendura në raportim, një banesë e ngjashme pas një ndërtimi të ri mund të kushtojë nga 4 mijë deri në 5 mijë franga në muaj.Nga UBS është bërë e ditur se deri tani nuk u është komunikuar banorëve ndonjë vendim për largim dhe se ende nuk është përcaktuar mënyra se si do të zhvillohet projekti.Aktualisht, pronarja dhe qyteti i Cyrihut janë në fazën e vlerësimit të projektit. Studio të ndryshme arkitekturore mund të paraqesin propozimet e tyre, ndërsa më pas një juri pritet të rekomandojë projektin për zhvillimin e mëtejshëm të zonës.Peticioni i banorëve ka mbledhur 6,567 nënshkrime në pak më shumë se dy javë. Organizatorët planifikojnë ta dorëzojnë atë më 21 tetor te përfaqësuesit e qytetit të Cyrihut.Për momentin, nuk ka një vendim përfundimtar për prishjen e ndërtesave, por banorët kërkojnë garanci p

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Mbi 300 banorë të një kompleksi banesor në lagjen Weinegg të Cyrihut janë të shqetësuar për të ardhmen e banesave të tyre, pasi një kompani e lidhur me UBS planifikon një projekt të ri ndërtimi në këtë zonë.Kompleksi aktualisht përbëhet nga 119 banesa, ndërsa plani i ri parashikon ndërtimin e rreth 300 apartamenteve.Shumica e ndërtesave janë ndërtuar në vitin 1952 dhe, sipas administrimit të pronës, kanë nevojë për investime dhe rinovime të mëdha. Për zhvillimin e projektit është angazhuar kompania e pasurive të paluajtshme Halter.Banorët frikësohen se projekti mund të nënkuptojë prishjen e ndërtesave ekzistuese dhe ndërtimin e një kompleksi të ri, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.Për këtë arsye, një grup banorësh ka nisur një peticion kundër projektit. Ata kërkojnë që të shmanget prishja e banesave ekzistuese dhe që, nëse ndërhyrjet janë të domosdoshme, ato të realizohen në faza. Gjithashtu kërkojnë qira të përballueshme dhe informim më transparent për të ardhmen e kompleksit.Shqetësimi kryesor lidhet me rritjen e mundshme të qirave. Një banore aktualisht paguan rreth 2 mijë franga në muaj për një apartament me tri dhoma dhe 75 metra katrorë. Sipas vlerësimeve të përmendura në raportim, një banesë e ngjashme pas një ndërtimi të ri mund të kushtojë nga 4 mijë deri në 5 mijë franga në muaj.Nga UBS është bërë e ditur se deri tani nuk u është komunikuar banorëve ndonjë vendim për largim dhe se ende nuk është përcaktuar mënyra se si do të zhvillohet projekti.Aktualisht, pronarja dhe qyteti i Cyrihut janë në fazën e vlerësimit të projektit. Studio të ndryshme arkitekturore mund të paraqesin propozimet e tyre, ndërsa më pas një juri pritet të rekomandojë projektin për zhvillimin e mëtejshëm të zonës.Peticioni i banorëve ka mbledhur 6,567 nënshkrime në pak më shumë se dy javë. Organizatorët planifikojnë ta dorëzojnë atë më 21 tetor te përfaqësuesit e qytetit të Cyrihut.Për momentin, nuk ka një vendim përfundimtar për prishjen e ndërtesave, por banorët kërkojnë garanci p

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…