Albin kurtiHaradinaj: Kurti i dha një goditje të rëndë UÇK-së, duke e lënë në gjysmë ligjin për Specialen
2 min čitanja
Albin kurti
Haradinaj: Kurti i dha një goditje të rëndë UÇK-së, duke e lënë në gjysmë ligjin për Specialen
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, lidhur me zhvillimet rreth ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara.Në një konferencë për media, Haradinaj tha se Kurti, sipas tij, e ka lënë në gjysmë procesin e miratimit të ligjit në një moment kritik, duke e akuzuar atë se me këtë veprim i ka shkaktuar dëm kauzës së UÇK-së.“Kurti e kurthoi edhe ligjin edhe vendin. Kurti i dha një goditje të rëndë UÇK-së, duke e lënë në gjysmë ligjin për Dhomat e Specializuara në momentin më kritik”, deklaroi Haradinaj.Haradinaj tha se zhvillimet e fundit politike po e çojnë vendin drejt zgjedhjeve, duke e cilësuar situatën si moment kritik.“Kurti e çoi vendin në zgjedhje në momentin më kritik”, tha ai.Kreu i AAK-së bëri gjithashtu thirrje për bashkim dhe për përmbushjen e përgjegjësive që, sipas tij, deputetët kanë ndaj qytetarëve dhe historisë së vendit.“Është momenti, është koha që të bashkohemi dhe të mos turpërohemi para historisë. Për këtë na ka besuar qytetari i Kosovës”, u shpreh Haradinaj.AAK-ja ka kërkuar që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të miratohen në lexim të dytë. Haradinaj u ka bërë thirrje deputetëve që të marrin pjesë në votim dhe të përmbushin përgjegjësitë e tyre institucionale./Telegrafi.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.