Bekim sejdiuBekim Sejdiu: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara për President
2 min čitanja
Bekim sejdiu
Bekim Sejdiu: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara për President
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Profesori universitar, Bekim Sejdiu, e ka konfirmuar se nuk është më pjesë e garës për president të Kosovës, duke thënë se e ka njoftuar për këtë kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.Sejdiu, i cili në shtator ishte tërhequr nga kandidatura për kreun e shtetit, tha se nuk e konsideron të denjë që të zgjidhet president vetëm për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve.“Nuk konsideroj që është e denjë me u zgjedh president dikush që zgjedhet vetëm me i shmang zgjedhjet. President duhet të zgjedhet dikush që e meriton atë pozitë”, ka deklaruar Sejdiu për Gazetën Infokusi.Ai tha se për vendimin e tij i ka njoftuar sërish Kurtin dhe Abdixhikun, duke theksuar se, nëse LDK-ja kërkon dëshmi për këtë, mund t’ua përcjellë edhe mesazhin që ua ka dërguar.Sejdiu tha se kandidatura e tij ishte pjesë e një dakordimi politik mes LDK-së dhe LVV-së dhe se e kishte mirëpritur mbështetjen e të gjitha partive politike.“Unë kam hyrë në një kombinim politik LDK-VV dhe e kisha mirëprit përkrahjen e të gjithëve. Partitë politike në përgjithësi kanë pasë fjalë të mira për mua si kandidat dhe e çmoj edhe faktin se edhe një pjesë e gazetarëve dhe opinionit publik kanë pasur vlerësim pozitiv për mua”, tha ai.Megjithatë, sipas tij, mungesa e votave të mjaftueshme ishte arsyeja kryesore për tërheqjen nga gara.“Meqë unë nuk i kam pasur votat, unë jam tërheq nga kjo garë”, u shpreh Sejdiu.Ai gjithashtu tha se nuk dëshiron që çështja e zgjedhjes së presidentit të lidhet me tema të tjera politike që, sipas tij, janë të rëndësishme për vendin.“Çështja e Presidentit s’duhet të lidhet me tema të tjera që janë të rëndësishme për këtë vend”, tha Sejdiu.Deklaratat e tij vijnë në një moment kritik për procesin e zgjedhjes së presidentit, pasi sot përfundon afati për zgjedhjen e kreut të shtetit.Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti ka bërë sot ofertë ndaj PDK-së, duke deklaruar se LVV-ja, bashkë me komunitetet, do t’i siguronte 62 vota nëse PDK-ja do të garantonte gjysmën e votave të saj
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.