Rio ferdinandFerdinand shokon për Bellingham: Po i tejkalon Zidanen, Lampardin, Xavin e Gerrardin
2 min čitanja
Rio ferdinand
Ferdinand shokon për Bellingham: Po i tejkalon Zidanen, Lampardin, Xavin e Gerrardin
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ferdinand ka bërë një vlerësim të jashtëzakonshëm për Jude Bellinghamin, duke e krahasuar yllin e Real Madridit me disa prej legjendave më të mëdha të mesfushës në moshën 23-vjeçare.Duke folur në podcastin “Rio Presents”, ish-mbrojtësi anglez përmendi Steven Gerrardin, Frank Lampardin, Zinedine Zidanen dhe Xavin, duke vënë në pah arritjet e Bellinghamit në këtë moshë.“Zoti Jude Bellingham, nëse e krahason atë që ka bërë në moshën 23-vjeçare me legjendat e tjera. Steven Gerrard sapo ishte emëruar kapiten i Liverpoolit në moshën 23-vjeçare. Frank Lampard iu bashkua Chelseat gjashtë ditë para se të mbushte 23 vjeç”.“Zinedine Zidane debutoi me Kombëtaren e Francës në moshën 22-vjeçare, ndërsa Xavi sapo po bëhej një lojtar kyç për Barcelonën dhe nuk e fitoi Ligën e Kampionëve për herë të parë deri në moshën 26-vjeçare”. “Nuk po them se ai është më i mirë se ndonjëri prej këtyre lojtarëve, sepse është ende herët në karrierën e tij, por në moshën 23-vjeçare, duke e krahasuar me ta në të njëjtën moshë, ai po i tejkalon dukshëm të gjithë”, deklaroi Ferdinand.Ferdinandi në këtë mënyrë ka vënë në pah ritmin e jashtëzakonshëm të zhvillimit të Bellinghamit, i cili që prej kalimit te Real Madridi është shndërruar në një prej figurave kryesore të klubit dhe futbollit evropian./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.