PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Komunikacioni në maqedoniNdalohen nëntë shoferë, një është thirrur në bisedë zyrtare "për drejtim të pakujdesshëm të automjetit"
2 min čitanja
Komunikacioni në maqedoni

Ndalohen nëntë shoferë, një është thirrur në bisedë zyrtare "për drejtim të pakujdesshëm të automjetit"

Reakcije čitalacaUčitavamo…

MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë privuan nga liria nëntë shoferë dhe një e thirrën në bisedë zyrtare për shkak të kryerjes së veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“ sipas nenit 297-a të Kodit Penal."Prej tyre, tetë kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: I.Xh. (34), O.E. (21), N.T. (20), të gjithë nga Shkupi, E.D. (19) nga fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit, një 17-vjeçar nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit, S.D. (65) nga Serbia, një 16-vjeçar nga Velesi dhe Sh.A. (48) nga Prilepi, i cili ka drejtuar automjetin edhe nën ndikimin e alkoolit"."Me masë aktive ndalimi për drejtimin e automjetit ka drejtuar V.D. (31) nga fsh. Razllovc, rrethina e Dellçevës. Ndërsa, D.G.T. (24) nga Holanda ka drejtuar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, përkatësisht ka drejtuar me shpejtësi prej 175 kilometrash në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë"."Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzimet përkatëse penale. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes ose nëse u është shqiptuar masë ndalimi për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkooli, dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për siguri më të madhe në komunikacion", thonë nga MPB.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë privuan nga liria nëntë shoferë dhe një e thirrën në bisedë zyrtare për shkak të kryerjes së veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“ sipas nenit 297-a të Kodit Penal."Prej tyre, tetë kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: I.Xh. (34), O.E. (21), N.T. (20), të gjithë nga Shkupi, E.D. (19) nga fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit, një 17-vjeçar nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit, S.D. (65) nga Serbia, një 16-vjeçar nga Velesi dhe Sh.A. (48) nga Prilepi, i cili ka drejtuar automjetin edhe nën ndikimin e alkoolit"."Me masë aktive ndalimi për drejtimin e automjetit ka drejtuar V.D. (31) nga fsh. Razllovc, rrethina e Dellçevës. Ndërsa, D.G.T. (24) nga Holanda ka drejtuar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, përkatësisht ka drejtuar me shpejtësi prej 175 kilometrash në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë"."Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzimet përkatëse penale. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes ose nëse u është shqiptuar masë ndalimi për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkooli, dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për siguri më të madhe në komunikacion", thonë nga MPB.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…