PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Albin kurtiKurti i bën ofertë të re PDK-së: Na i siguroni gjysmën e votave për Bekim Sejdiun, ejani e kalojmë ligjin për Specialen
2 min čitanja
Albin kurti

Kurti i bën ofertë të re PDK-së: Na i siguroni gjysmën e votave për Bekim Sejdiun, ejani e kalojmë ligjin për Specialen

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë një ofertë të re ndaj Partisë Demokratike të Kosovës për tejkalimin e ngërçit rreth zgjedhjes së presidentit.Në konferencën për media, Kurti tha se, duke qenë se afati për zgjedhjen e presidentit është në orët e fundit, Vetëvendosje po i propozon PDK-së një marrëveshje konkrete.Ai kërkoi që PDK-ja të deklarohet publikisht se do të sigurojë së paku gjysmën e votave të deputetëve të saj për kandidatin e propozuar për president, Bekim Sejdiu.“Meqë ne jemi në orët e fundit kur kalon afati, ne po e bëjmë edhe një ofertë shtesë e konkrete. Nëse PDK zotohet publikisht se i siguron së paku gjysmën e votave të deputetëve të tyre për profesor Bekim Sejdiun, meqë pjesën tjetër e kemi me LDK-në, atëherë ne po procedojmë me votimin në lexim të dytë”, tha Kurti. Zhvillimet e fundit, Kurti konferencë në ora 15:00 Kreu në detyrë i Qeverisë kërkoi që ky zotim të bëhet publik para qytetarëve, duke theksuar se deputetët e PDK-së mund të votojnë edhe kundër kandidatit.“Po kërkojmë nga PDK publikisht që të zotohet para jush, para qytetarëve, se së paku gjysmën mund të na i sjellin në seancë të votojnë, qoftë edhe kundër Bekim Sejdiut”, deklaroi Kurti.Kurti tha se situata aktuale paraqet një mundësi për tejkalimin e krizës politike. “Kemi një shans unik përpara”, tha ai. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë një ofertë të re ndaj Partisë Demokratike të Kosovës për tejkalimin e ngërçit rreth zgjedhjes së presidentit.Në konferencën për media, Kurti tha se, duke qenë se afati për zgjedhjen e presidentit është në orët e fundit, Vetëvendosje po i propozon PDK-së një marrëveshje konkrete.Ai kërkoi që PDK-ja të deklarohet publikisht se do të sigurojë së paku gjysmën e votave të deputetëve të saj për kandidatin e propozuar për president, Bekim Sejdiu.“Meqë ne jemi në orët e fundit kur kalon afati, ne po e bëjmë edhe një ofertë shtesë e konkrete. Nëse PDK zotohet publikisht se i siguron së paku gjysmën e votave të deputetëve të tyre për profesor Bekim Sejdiun, meqë pjesën tjetër e kemi me LDK-në, atëherë ne po procedojmë me votimin në lexim të dytë”, tha Kurti. Zhvillimet e fundit, Kurti konferencë në ora 15:00 Kreu në detyrë i Qeverisë kërkoi që ky zotim të bëhet publik para qytetarëve, duke theksuar se deputetët e PDK-së mund të votojnë edhe kundër kandidatit.“Po kërkojmë nga PDK publikisht që të zotohet para jush, para qytetarëve, se së paku gjysmën mund të na i sjellin në seancë të votojnë, qoftë edhe kundër Bekim Sejdiut”, deklaroi Kurti.Kurti tha se situata aktuale paraqet një mundësi për tejkalimin e krizës politike. “Kemi një shans unik përpara”, tha ai. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…