PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Forcat izraeliteE ve për herë të dytë: Historia prekëse - e humbjes dhe mbijetesës - e një nëne nga Gaza
2 min čitanja
Forcat izraelite

E ve për herë të dytë: Historia prekëse - e humbjes dhe mbijetesës - e një nëne nga Gaza

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Prej tre vitesh, Nisreen Touman bie për të fjetur çdo natë me lot në sy, duke kujtuar gjithçka që ka humbur që nga fillimi i luftës së Izraelit kundër Gazës në tetor të vitit 2023.Kur mbushi 34 vjeç, Nisreen ishte bërë tashmë e ve për herë të dytë. Fillimisht, ajo humbi bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj në qershor të vitit 2024. Më pas, në korrik të vitit 2025 – tetë muaj pasi ishte rimartuar – Nisreen humbi bashkëshortin e dytë ndërsa ishte shtatzënë, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.Para luftës së Izraelit kundër Gazës, Nisreen bënte një jetë të lumtur dhe të qëndrueshme në shtëpinë e saj në Nuseirat, në Gazën qendrore, së bashku me bashkëshortin Sami (35 vjeç) dhe dy fëmijët e tyre, Mahmoud dhe Laith, të cilët ishin përkatësisht pesë dhe dy vjeç në kohën kur humbën jetën."Kisha një shtëpi dhe një familje të plotë. Shkoja mirë me bashkëshortin dhe ishim miq", thotë ajo, duke u përpjekur të përmbajë lotët.Gjithçka ndryshoiMë 8 qershor 2024, Nisreen po kthehej në shtëpi me bashkëshortin dhe fëmijët pasi kishte vizituar të afërmit, të cilët ishin zhvendosur në al-Mawasi, në Khan Younis."Arritëm dhe fëmijët po luanin në rrugë. Gjithçka ishte normale. Isha në katin e sipërm me bashkëshortin kur papritur filluam të dëgjonim bombardime të rënda dhe të afërta, si dhe të shtëna armësh".Bashkëshorti i saj doli me urgjencë jashtë për të futur brenda fëmijët e tyre, si dhe fëmijët e vëllait dhe motrës së tij; në shtëpi ndodheshin gjithsej 25 anëtarë të familjes.Më pas, ai doli sërish jashtë për të parë se çfarë po ndodhte, ndërsa aeroplanët fluturonin mbi kokën e tyre. "Ajo ishte hera e fundit që e pashë. Më vonë mësova se ai ishte vrarë nga një plumb në kokë, i qëlluar prej një fluturakeje që po fluturonte mbi zonë atë ditë", tha ajo.Pak minuta më vonë, ndërsa ajo përpiqej të qetësonte fëmijët mes bombardimeve dhe të shtënave të vazhdueshme, shtëpia u godit nga një aeroplan izraelit."Humba ndjenjat për disa çaste dhe më pas u zgjova e rrethuar nga pluhuri i dendur që

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Prej tre vitesh, Nisreen Touman bie për të fjetur çdo natë me lot në sy, duke kujtuar gjithçka që ka humbur që nga fillimi i luftës së Izraelit kundër Gazës në tetor të vitit 2023.Kur mbushi 34 vjeç, Nisreen ishte bërë tashmë e ve për herë të dytë. Fillimisht, ajo humbi bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj në qershor të vitit 2024. Më pas, në korrik të vitit 2025 – tetë muaj pasi ishte rimartuar – Nisreen humbi bashkëshortin e dytë ndërsa ishte shtatzënë, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.Para luftës së Izraelit kundër Gazës, Nisreen bënte një jetë të lumtur dhe të qëndrueshme në shtëpinë e saj në Nuseirat, në Gazën qendrore, së bashku me bashkëshortin Sami (35 vjeç) dhe dy fëmijët e tyre, Mahmoud dhe Laith, të cilët ishin përkatësisht pesë dhe dy vjeç në kohën kur humbën jetën."Kisha një shtëpi dhe një familje të plotë. Shkoja mirë me bashkëshortin dhe ishim miq", thotë ajo, duke u përpjekur të përmbajë lotët.Gjithçka ndryshoiMë 8 qershor 2024, Nisreen po kthehej në shtëpi me bashkëshortin dhe fëmijët pasi kishte vizituar të afërmit, të cilët ishin zhvendosur në al-Mawasi, në Khan Younis."Arritëm dhe fëmijët po luanin në rrugë. Gjithçka ishte normale. Isha në katin e sipërm me bashkëshortin kur papritur filluam të dëgjonim bombardime të rënda dhe të afërta, si dhe të shtëna armësh".Bashkëshorti i saj doli me urgjencë jashtë për të futur brenda fëmijët e tyre, si dhe fëmijët e vëllait dhe motrës së tij; në shtëpi ndodheshin gjithsej 25 anëtarë të familjes.Më pas, ai doli sërish jashtë për të parë se çfarë po ndodhte, ndërsa aeroplanët fluturonin mbi kokën e tyre. "Ajo ishte hera e fundit që e pashë. Më vonë mësova se ai ishte vrarë nga një plumb në kokë, i qëlluar prej një fluturakeje që po fluturonte mbi zonë atë ditë", tha ajo.Pak minuta më vonë, ndërsa ajo përpiqej të qetësonte fëmijët mes bombardimeve dhe të shtënave të vazhdueshme, shtëpia u godit nga një aeroplan izraelit."Humba ndjenjat për disa çaste dhe më pas u zgjova e rrethuar nga pluhuri i dendur që

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…