PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Man cityCarragher kërkon ndëshkim shumëvjeçar për Manchester Cityn
2 min čitanja
Man city

Carragher kërkon ndëshkim shumëvjeçar për Manchester Cityn

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Jamie Carragher beson se Manchester City duhet të përballet me një dënim që zgjat nga tre deri në pesë vjet, nëse apeli i klubit ndaj akuzave për shkelje financiare rrëzohet.Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka argumentuar se një dënim vetëm për një sezon nuk do të ishte i mjaftueshëm për të pasqyruar përmasat e shkeljeve për të cilat akuzohet Manchester City. Duke folur në emisionin The Overlap Fan Debate me Sky Bet, Carragher tha se një zbritje prej 80 apo 100 pikësh do të ndikonte kryesisht vetëm në një sezon, duke i dhënë klubit mundësinë që më pas të rikthehej në nivelet e mëparshme.“Nëse njerëzit flasin për 80 apo 100 pikë dënim, kjo është vetëm për një sezon. Kjo të rrëzon nga liga dhe më pas rikthehesh përsëri”, deklaroi Carragher.Sipas tij, një masë ndëshkuese që do të shtrihej në disa sezone do të kishte pasoja shumë më të mëdha për Manchester Cityn, veçanërisht për përbërjen e skuadrës. Maresca pritet të bisedojë me yjet e Man Cityt pas vendimit për 114 akuzat Carragher theksoi se një dënim i tillë mund të ndikonte edhe në të ardhmen e lojtarëve, pasi futbollistët kryesorë mund të vendosnin të largoheshin nga klubi nëse City do të përballej me një periudhë të gjatë sanksionesh.Një komision i pavarur e ka shpallur Manchester Cityn përgjegjës për shkelje financiare që përfshijnë një periudhë prej nëntë sezonesh. Megjithatë, klubi anglez ka apeluar ndaj këtyre gjetjeve dhe procesi përfundimtar ende nuk është mbyllur. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Jamie Carragher beson se Manchester City duhet të përballet me një dënim që zgjat nga tre deri në pesë vjet, nëse apeli i klubit ndaj akuzave për shkelje financiare rrëzohet.Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka argumentuar se një dënim vetëm për një sezon nuk do të ishte i mjaftueshëm për të pasqyruar përmasat e shkeljeve për të cilat akuzohet Manchester City. Duke folur në emisionin The Overlap Fan Debate me Sky Bet, Carragher tha se një zbritje prej 80 apo 100 pikësh do të ndikonte kryesisht vetëm në një sezon, duke i dhënë klubit mundësinë që më pas të rikthehej në nivelet e mëparshme.“Nëse njerëzit flasin për 80 apo 100 pikë dënim, kjo është vetëm për një sezon. Kjo të rrëzon nga liga dhe më pas rikthehesh përsëri”, deklaroi Carragher.Sipas tij, një masë ndëshkuese që do të shtrihej në disa sezone do të kishte pasoja shumë më të mëdha për Manchester Cityn, veçanërisht për përbërjen e skuadrës. Maresca pritet të bisedojë me yjet e Man Cityt pas vendimit për 114 akuzat Carragher theksoi se një dënim i tillë mund të ndikonte edhe në të ardhmen e lojtarëve, pasi futbollistët kryesorë mund të vendosnin të largoheshin nga klubi nëse City do të përballej me një periudhë të gjatë sanksionesh.Një komision i pavarur e ka shpallur Manchester Cityn përgjegjës për shkelje financiare që përfshijnë një periudhë prej nëntë sezonesh. Megjithatë, klubi anglez ka apeluar ndaj këtyre gjetjeve dhe procesi përfundimtar ende nuk është mbyllur. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…